Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vlorë, atentati ndaj tropojanit, ja pistat ku po hetohet

21/06/2017
VLORË/ Policia tregon pronarin e makinës që u hodh në erë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy pista hetimi pas ekzekutimit në derën e shtëpisë të 35-vjeçarit Fatjon Sinani në Vlorë. Zyrtarisht, policia thotë se ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.
Burime të policisë bënë të ditur se hetimet janë përqendruar në dy pista, shkruan “Panorama”.
Blutë nuk përjashtojnë dyshimin se 35-vjeçari mund të ishte shpërngulur nga Tropoja në Vlorë për shkak të ndonjë hasmërie të mundshme.
I riu Sinani mësohet se kishte rreth 5 vite që jetonte në qytetin e Vlorës, pasi bashkëshortja e tij është nga ky qytet. Çifti jetonte vetëm sepse ende nuk kishin fëmijë.
Gjithashtu po hetohet edhe për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit në Vlorë. Sipas të dhënave, Sinani ishte në gjendje mjaft të keqe ekonomike dhe më së shumti kërkonte punë në sheshin “Omonia” të qytetit bregdetar.
Pas ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë të llojit “beretë”.
“Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre”, bëri të ditur policia.
Ndërkohë, policia nga kontrollet në terren rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori”, pranë vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, gjeti të braktisur një automjet tip “Benz 2500” me targë gjermane SNBB 220, ngjyrë gri, i cili mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.
Po mbrëmë policia njoftoi se kapi dhe shoqëroi njërin prej autorëve në dalje të lagjes ‘Partizani’, shtetasi Neritan Qelibani, rreth 42 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.