Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Durrës, iu shembën tre katet pa leje, ja ç’vendosi gjykata për ndërtuesin

20/06/2017
Panik në Golem, shemben 3 kate të një pallati 20 katësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për ndërtuesin durrsak Enver Shaba, në vijim të hetimit që ka nisur Prokuroria e Durrësit pas shembjes së tre kateve të ndërtesës në pronësi të tij, në zonën e rërës, në plazhin e Golemit. Prokuroria e Durrësit nisi menjëherë hetimet, kur mori informacion se në datë 17 shkurt 2017 ishin rrëzuar katet e sipërme të ndërtesës 21-katëshe. Fillimisht, në kuadër të hetimeve të nisura për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, Prokuroria e Durrësit vendosi nën sekuestro pallatin dhe vijoi veprimet proceduriale për individualizimin e përgjegjësive.
Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria e Durrësit vlerësoi se ndaj ndërtuesit, Enver Shaba, duhej të aplikohej masa e sigurimit “arrest në burg”. Nga ana e gjykatës, pavarësisht se u dha një masë më e zbutur, ajo e “arrestit në shtëpi”, sërish u vlerësua se ndaj personit nën hetim ishte e nevojshme vendosja e një mase shtrënguese, me qëllim që të lehtësohen veprimet e mëtejshme të Prokurorisë.

Ngjarja
Në datë 17. 02. 2017, rreth mesditës, në objektin shumëkatësh në pronësi të shtetasit Enver Shaba, që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” ishin shembur 3 katet e sipërme të objektit.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes të objektit dhe të 3 kateve të shembura dhe është konstatuar se 4 katet e fundit të pallatit (objektit) të mësipërm ishin ndërtuar me kollna betoni dhe se profilet prej hekuri ishin dëmtuar nga shembja e 3 kateve të sipërme.
Aty janë gjetur shufra hekuri e materiale ndërtimi, skela metalike, kova, dërrasa kolonash armature dhe katet e sipërme të objektit ishin të mbuluara anash me rrjetë mbulese jeshile, fakt që tregon se ishin kryer punime në objekt.
Nga shembja e 3 kateve të sipërme të pallatit shumëkatesh (21 kate) janë dëmtuar edhe katet e mëposhtme, duke krijuar rrezik për banoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.