Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, tentativa e vetëvrasjes së dëshmitares së Jehovait, babai zbardh mesazhet në telefon: Ja çfarë i shkruanin

20/06/2017
Durrës, vetëhelmohet në kushtet e depresionit 24 vjeçari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet dëshmia e babait të studentes që tentoi t’i jepte fund jetës duke prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe bëhet fjalë për një vajzë 24 vjeçe. Familjarët e saj hedhin dyshime mbi dy misionare të Jehovait në qytetin bregdetar, që mund të kenë ndikuar në vendimin e vajzës për t’i dhënë fund jetës, shkruan “Panorama”.
Sipas Policisë, akti i vetëvrasjes është parandaluar në kohë nga babai i saj, i cili për këtë ngjarje ka akuzuar dy misionaret. Burime nga Policia thanë për gazetën se babai i studentes ka kryer denoncim në Policinë e Durrësit për rastin në fjalë, ku sipas tij vajza me inicialet Sh.D., 24 vjeçe, kishte njohur para dy muajsh misionaret në fjalë.
Babai i vajzës, shtetasi A. D., 46 vjeç, ka pohuar për policinë se e bija ishte mbyllur në vetvete pak kohë pasi kishte nisur që të shoqërohej me dy vajzat e Jehovait, të cilat jetojnë në të njëjtin pallat me familjen e tij.
“Vajza ime i ka takuar këto misionare në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe, ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë.
Ai pretendon se misionaret i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme. Sipas tij, shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativë për vetëvrasje janë shtetaset M. M., dhe C. H., që të dyja nga 20 vjeçe dhe jetojnë në të njëjtin pallat ku jeton familja e tij.
“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime, unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara prej tyre. Në njërin mesazh, ato i kishin shkruar vajzës se është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë babai i 24-vjeçares për policinë.
Duke vijuar më tej denoncimin e tij, 46-vjeçari ka pohuar se, nisur nga këto fakte, po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë për të prerë damarët e dorës së majtë.
Fatmirësisht, ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj. I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje, ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.