SKANDAL & DOKUMENTI/ Ilir Beqja morri edhe tre rroga pas largimit si...

SKANDAL & DOKUMENTI/ Ilir Beqja morri edhe tre rroga pas largimit si ministër

156
0
Shares

Ilir Beqaj, ish-Ministri i Shëndetësisë ka qenë një ministrat më të akuzuar të qeverisë Rama i përfshirë në afera korruptive në dhënien e koncesioneve në sektorin e shëndetit publik , por kjo nuk e ka penguar pasardhësen e tij Ogerta Manastirliu t’i japë Beqajt plot 3 rroga shpërblim për largimin nga puna.
Një vendim i tillë konfirmohet edhe nga një shkresë që disponon Opinion. al që mban datën 19 Maj 2017, ku ministrja e Shëndetësisë (tashmë e larguar) i kërkon Drejtorisë së Financave në MSh që ti kalojë tre paga dëmshpërblim ish-ministrit Beqaj si edhe ish-Këshilltarin Ministrit, Altin Bilbili.
Një shkresë le të themi me natyrë abuzive nga ish Ministrja e Shëndetësisë që shpërblen paraardhësin e saj në detyre dhe njëkohësisht ish-shefin e saj në kohën kur kjo e fundit drejtonte Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”. Ndërkohë që kjo shkresë ngre një tjetër pikëpyetje. Për çfarë është dëmshpërblyer me tre paga ish-ministri i Shëndetësisë? Për dëm moral? Për largim të padrejtë nga puna?
Për prishje të imazhit si ministër? Apo për prishje të kontratës nga ana e qeverisë në këtë rast të kryeministrit Rama, nëse ka pasur një kontratë katërvjeçare midis tij dhe Beqajt? Këtë mund të na e sqarojë vetëm Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që është absurde se si shumë punonjës të larguar nga administrate nuk marrin paratë e dëmshpërblimit të fituar me vendim të formës së prerë nga gjykata me justifikimin se thesari nuk ka para, ndërsa për ish-Ministrin e Shëndetësisë gjenden paratë për t’ia kaluar në portofolin e tij vetjak.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY