Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, vlonjati “terrorizon” studenten se nuk pranoi lidhjen

13/06/2017
EMRI/ Arrestohet oficeri Gardës, ja pse u denoncua nga një femër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shoku i saj nga Vlora është kthyer në një “makth” për një studente në Tiranë dhe familjarët e saj. Gjithçka ka ndodhur kur ajo i ka refuzuar atij kërkesën për një lidhje. Ky moment është pasuar për studenten me telefonata kërcënuese dhe ofenduese në numrin e saj, apo të prindërve. Për muaj me radhë ajo është shqetësuar nga vlonjati, i cili ka hapur dhe profile false në Facebook, ku ka hedhur foto të studentes dhe mamasë së saj, shoqëruar me fraza fyese dhe ofenduese.
I riu me iniciale A. Z. është proceduar penalisht pas një kallëzimi të bërë nga studentja në shkurt 2016. Më 1 qershor 2017 Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e tij, duke e shpallur fajtor për “përndjekjes” dhe dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg. Ai u gjykua në mungesë, pasi masa e sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij nuk është ekzekutuar. Gjatë gjykimit, mbrojtësi i tij kërkoi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, me pretendimin se akuza nuk provohej. Referuar vendimit të gjykatës, në kallëzimin e paraqitur në Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë, në shkurt 2016, e dëmtuara ka shpjeguar se në vitin 2014 është njohur me një djalë nga Vlora me emrin A. Z. Sipas saj, ata kanë pasur vetëm një lidhje shoqërore për një vit e gjysmë.
Ai është njohur edhe me prindërit e saj. Pas pak kohe ai ka filluar t’i kërkonte një lidhje me të, por ajo nuk ka pranuar. Pas këtij refuzimi, ai ka filluar ta kërcënonte në numrin e saj të telefonit. Në muajin qershor të vitit 2015 ai e ka pritur te fakulteti ku ajo studionte në Tiranë dhe e ka goditur duke e gjakosur. Pas një shkëputjeje, në dhjetor të vitit 2015 shtetasi A. Z. ka filluar t’i krijojë shqetësime të tjera, duke telefonuar nënën e saj me numra privat dhe numra të ndryshëm. Gjithashtu, ajo ka shpjeguar se ky shtetas hap adresa të ndryshme në Facebook me emrin e saj dhe të nënës së saj. Në këto profile ai ka vendosur foto të tyre, duke komunikuar me familjarët e saj me ofendime nga më banalet dhe duke u bërë shqetësimi kryesor i saj dhe gjithë familjes. Gjatë gjykimit të çështjes, kallëzuesja ka konfirmuar të njëjtat rrethana edhe para gjykatës.
Ajo ka dëshmuar se i pandehuri A. Z. është bërë shqetësim shumë i madh për të gjithë familjen. Kjo për shkak të telefonatave të tij me numër të fshehtë dhe kërcënimet dhe ofendimet në rrjetet sociale. Para gjykatës ka dëshmuar edhe babai i kallëzueses, i cili ka rrëfyer shqetësimet që u sillte i pandehuri A. Z.
“Ai ka frikë për jetën e vajzës së tij, pasi ajo ndihet shumë e frikësuar nga ky person”, rrëfehej dëshmia e tij në vendimin e gjykatës. Të njëjtat fakte janë dëshmuar edhe nga e ëma e kallëzueses.
Në sallën e gjyqit dëshmitarja ka rrëfyer se ndihen të frikësuar nga i pandehuri, i cili me fjalë nga më banalet për të gjithë pjesëtarët e familjes ka inskenuar nëpër rrjete sociale false shkrime nga më ofenduese. Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.