Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama porosit drejtuesit e PS: Misioni LS ka mbaruar, mos bini në batakun e tyre!

13/06/2017
SHËNIM/ Loja Rama – Meta me emrat e ministrave të rinj
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën ‘i treti i vërteti’”.
Kjo ishte porosia e qartë që Edi Rama u ka dhënë bashkëpunëtorëve të tij në qarqe. Dy javë para datës së zgjedhjeve, kryesocialisti Rama ka dhënë porositë e tij në lidhje me këtë fazë të fushatës, veçanërisht për marrëdhënien me aleatin e tij në qeverisje, Ilir Metën, raporton TV Klani.
Pa i ndërprerë ata nga fushata, ai ka komunikuar deri pas mesnate me koordinatorët në qarqe përmes një video-konference, ku ka marrë të dhëna prej tyre për ecurinë e fushatës, por edhe votat që PS-ja parashikon të marrë në çdo bashki.
Burime nga drejtuesit politikë të PS-së në qarqe thanë se Rama se u ka thënë atyre se nuk është problem i socialistëve nëse Ilir Meta apo krerët e tjerë të partive të vogla e marrin këtë si luftë politike, apo personale ndaj tyre, dhe sipas tij socialistët nuk duhet të bien në batakun e fushatës së tyre të mbushur me mllef e kërcënime, pasi misioni i LSI-së ka mbaruar bashkë me lojën “i treti i vërteti”.
Drejtuesit politikë në qarqe kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimin javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administratës me LSI-në apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërjes, për hir të numrave në parlament, është i papranueshëm për të.
Duke marrë edhe opinionet që vijnë nga çdo qark, nga kontaktet që kandidatët marrin me qytetarët, në komunikimin e së dielës në mbrëmje është thënë si nga Rama, ashtu dhe nga krerët e qarqeve se koalicioni me LSI-në është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.
Gjatë bashkëbisedimit me bashkëpunëtorët e tij në krye të listave të kandidatëve, kryesocialisti ka ballafaquar të dhënat e sondazheve që PS-ja zhvillon çdo javë dhe raportimeve që jepnin drejtuesit politikë në çdo qark.
Në këndvështrimin e Ramës, pastrimi i zyrave të shërbimit për qytetarë nga të emëruarit e partive në hipoteka, patenta, inspektorate, është po aq jetik për shkatërrimin e korrupsionit, sa edhe pastrimi i Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.