Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dibër, Basha: Nuk kam premtime, kam plan konkret që do zhvillojë ekonominë e do hapë vende pune

10/06/2017
Dibër, Basha: Nuk kam premtime, kam plan konkret që do zhvillojë ekonominë e do hapë vende pune
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha me banorët e Dibrës. Rrruga e Arbrit do nisë menjëherë. Ulja e taksave dhe masat e tjera për të mbështetur të rinjtë dhe fermerët do ndezin motorrin e ekonominë. Lulzim Basha u shpjegoi nga afër qytetarëve programin ekonomik në Dibër. Një Plani i mbështetur nga ekspertët më të mirë europianë të kancelares Merkel i cili ka funksionuar në Europë dhe do funskionojë në Shqipërinë. Basha tha se nuk ka premtime, por plan konkret që është provuar se do rrisë ekonomisë, vendet e punës, përmes uljes së taksave, 10 mijë stazheve për të rinjtë, rritjen e pensioneve me minimalin 250 mijë lekë në muaj, ndihmë direkte për fermerët me 100 milionë euro në vit si dhe pagesën e ujit dhe dritave për familjet në ndihmë ekonomike.
“Lulzim Basha nuk ka premtime. Unë kam plan ekonomik dhe të gjitha lidhen bashkë me njëra tjetrën dhe të gjitha funksionojnë dhe do të ndezin motorrët e ekonomisë shqiptare. Plani ekonomik përbëhet nga këto shtylla kryesore. E para, ulja e TVSh-së dhe taksa e sheshtë 9%. Ulja e TVSh-së që ju e paguani për çdo mall që bleni do të ketë efekt në xhepat tuaja 400 milionë euro më shumë në vit, para që sot ia paguani në mënyrë të fshehtë përmes kësaj takse. Do të rritet konsumi dhe kërkesa për prodhim dhe
kërkesa për prodhim është çelësi i rritjes ekonomike. Kërkesa për prodhim gjeneron kreditim, vende pune, çliron energji pozitive, ndez motorrët e ekonomisë. Taksa e sheshtë 9% po kështu do të garantojë qindra milionë euro në një taksë konkuruese në rajon. Pra ulja e taksave, ulja e TVSh-së, taksa e sheshtë 9%, anulimi që ditën e parë të taksës Rama mbi naftën 240 lekë për litër, ulja e çmimit të energjisë jo vetëm për konsumatorët por edhe për bzinesin prodhues. Subvencione për bujqësinë. 47% e shqiptarëve jetojnë akoma në zonat rurale dhe 20% e aktivitetit ekonomik përbëhet nga bujqësia dhe bujqit, që janë të përjashtuarit më të mëdhenj të republikës së vjetër bashkë me rininë. 100 milionë euro në vit për fermerët dhe do të zerojmë koston e mekanikës bujqësore dhe imputeve të tjera.
Rinia e Dibrës duhet ta dijë se plani im është për 10 mijë stazhe në vit me 200 mijë lekë në muaj për të sapodiplomuarit”, tha Basha.
Kryedemokrati tha në Dibër se Rruga e Arbrit do bëhet realitet si Rruga e Kombit dhe ajo e Elbasanit.
“Investime të vërteta për mua është investimi i Rrugës së Arbrit një orë e më parë si interes absolut ekonomik dhe strategjik. Ju e dini që për 2 vjet bera Rrugën e Kombit. Ky 4 vjet nuk bën Lungomaren. Ju jap fjalën që brenda janarit të vitit të ardhshëm, kantieri i Rrugës së Arbrit gjatë gjithë gjatësisë së tij do jetë në funksion të plotë dhe brenda dy viteve tuneli dhe Rruga e Arbrit do të jenë një realitet ku do qarkullojnë makinat e dibranëve”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.