Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

27 vjeçari u ikën nga duart autoriteteve, reagon Policia e Shtetit

10/06/2017
Arrestohet pedofili 68-vjeçar nga Vora, kërkohej nga drejtësia italiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Shtetit reagon zyrtarisht për 27-vjeçarin Armando Ndreu që iu arratis policisë në portin e Durrësit.
Policia sqaron se në tragetin “RIGEL II”, të linjës Bari – Durrës, në listën e personave të kthyer nga vendet Shengen figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur.
Me mbërritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte 27-vjeçari Ndreu, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.
Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.
Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje. Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti.
Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se Ndreu më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2 të Kodit Penal.
Ai ka dalë nga Shqipëria më datë 18.08.2016 nga Pika Kufitare Muriqan, i regjistruar në sistemin TIMS. Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari Ndreu rezulton i regjistruar në këtë listë dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave, i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.
Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 09.06.2017, 27-vjeçari figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.
Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka regjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017.
Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.