Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

23/05/2017
DEKLARATA/ Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belgjika vazhdon hetimet për ish-deputetin Mark Frroku i cili u akuzua nga drejtësia belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Në maj të vitit 2015 autoritetet belge dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje prej 2500 faqesh për Mark Frrokun, por në prill 2017 Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës e shpalli të pafajshëm.
Prokurori Federal i Belgjikës, Van Leeuw i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Konferencës Nderkombëtare “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave krimiale qe perdorin internetin” konfirmoi se hetimet po vijojnë dhe se mes dy prokurorive po shkëmbehen informacionet.
“Çështja është ende në vijim. Po shkëmbejmë shumë informacion mes dy prokurorive kjo është arsyeja që nuk bëjmë shumë deklarata në media sepse një person është i pafajshëm derisa vendos gjykata. Jemi akoma duke vazhduar çështjen. Po kërkojmë informacione dhe po shkëmbejmë informacione të cilat nuk do ti bëj publik në media, tha prokurori federal belg duke nënvizuar se, palët po punonin në bazë të një besimi reciprok. Ne kemi besim tek sistemi në Shqipëri”, tha ai.
Aktualisht dosja ka shkuar në Apel.
Me vendimin e datës 21 prill 2017, Mark Frroku u shpall i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë ndërsa për akuzat e tjera u dënua me 7.5 vjet burg.
Dosja e Frrokut mbërriti nga Belgjika në maj 2015.

Sipas organit të akuzës Frroku duhej të shpallej fajtor


mark frroku me police1 – Për akuzën, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, kërkoi dënimin 17 vjet burgim.
2 – Për akuzën, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg.
3 – Për akuzën, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kërkoi dënimin 15 vjet burg.
4 – Për akuzën, “Ndërtim të paligjshëm”, kërkoi dënimin me 4 vjet burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.