Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VLERA/ Dalin në ankand godinat e ish-Universitetit Kristal

22/05/2017
VLERA/ Dalin në ankand godinat e ish-Universitetit Kristal
Share on FacebookShare on Whatsapp

Trualli dhe ndërtesa e ish-universitetit “Kristal”, në afërsi të Rinasit, kanë dalë për shitje përmes ankandit.
Është shoqëria përmbarimore Zike, ajo që për llogari të Bankës Credins ka bërë shpalljen e ankandit, teksa kompania Kristal nuk ka shlyer një kredi afatgjatë, edhe pas ristrukturimit të saj.
Në shitje ka dalë një pasuri arë me sipërfaqe 1866 metra katrorë, me një çmim fillestar prej 8.1 milionë lekësh, sipas vlerësimit të ekspertit.
Prona e dytë, me vlerë të lartë është pasuria truall + ndërtesë, ku trualli ka një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katror dhe ndërtesa 625 metra katrorë. Çmimi me të cilin fillon ankandi është rreth 122 milionë lekë.
Në total, çmimi i të dy pronave është rreth 130 milionë lekë, apo rreth 950 mijë euro.
Data e fundit e ankandit është 5 qershori.

Rritja dhe rënia e Universitetit Kristal

Universiteti privat Kristal ishte një ndër më të mëdhenjtë privatë në vend, deri në vitin 2013, kur atij iu hoq licenca nga Ministria e Arsimit, së bashku me 17 shkolla të tjera të larta jopublike, për mospërmbushje të standardeve në mësimdhënie. Për vitin 2013, shkolla kishte deklaruar të ardhura prej 4.5 milionë eurosh, duke u renditur e treta, pas Albanian University dhe UET.
Në shtator të vitit 2014, kompania pezulloi statusin e saj, ndërsa ka qenë vazhdimisht në radarin e përmbaruesve, për detyrimet e shumta që kishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.