Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKU/ Prill, Shqipëria me rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë

22/05/2017
GRAFIKU/ Prill, Shqipëria me rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria shënoi ritmet më të larta të rritjes së çmimeve të ushqimeve në rang europian edhe gjatë muajit prill. INSTAT publikoi indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për prillin 2017, i cili ndryshe nga indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ky indeks rezultoi 3.6 për Shqipërinë në muajin prill niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.
Sipas INSTAT Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,0 %, pasuar nga grupet “Transport” me 3,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,0 %, etj.
Ndërsa çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 2,1 %, pasuar nga grupi “Mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %.
Në muajin Prill 2017, ndryshimi mujor i indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të  konsumit është -0,7 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”.
Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, janë ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e iHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Evropian (KE), nr 2494/95, të datës 23 tetor 1995. inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së.
Termi “i harmonizuar”, nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së, zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Në kuadër të konvergjencës, edhe Shqipëria, si një vend kandidat i BE-së, ka detyrim të llogarisë dhe të publikojë treguesin “IHÇK”. INSTAT-i, nga muaji shkurt i vitit 2017, ka filluar të publikojë këtë tregues të ri të çmimeve të konsumit, me frekuencë mujore. Objektivi nuk është të disponohen dy matje të ndryshme të inflacionit total, por që secila prej tyre të synojë të llogarisë ecurinë e çmimeve të konsumit në ekonomi, në varësi të qëllimit për të cilat ato ndërtohen, përkatësisht si më poshtë:
Vera e inflacionit e llogaritur sipas IÇK-së shërben për të matur ecurinë e çmimeve të konsumit dhe për të hartuar politika dhe strategji ekonomike dhe sociale të vendeve të ndryshme. Më në veçanti, në rastin e Shqipërisë, objektivi parësor i politikës monetare është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Në terma numerikë, Banka e Shqipërisë synon, që rritja  vjetore e çmimeve të konsumit në vend, e matur nga IÇK-ja, të jetë në nivelin 3% në afat të mesëm.
Ndërsa vlera e inflacionit e llogaritur sipas IHÇK-së, përdoret ekskluzivisht për krahasimin e niveleve të inflacionit, sipas shteteve anëtare dhe kandidate të BE-së.
IÇK-ja përmban 332 zëra, ndërsa IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).
IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.
Në rastin e IÇK-së është përfshirë zëri “Qira e imputuar” me një peshë të rëndësishme, ndërkohë që në ndërtimin e IHÇK-së, ky zë nuk është pjesë e shportës. Në grupet e tjera dallimet janë verifikuar pas kryerjes së dy vrojtimeve që qëndrojnë në bazën e ndërtimit të këtyre dy treguesve, Anketa e Buxhetit të Familjeve 2015 për IÇK-në dhe Llogaritë Kombëtare.
Banka e Shqipërisë sqaron se  për shkak të ndryshimeve kryesore të përmendura më lart, dy treguesit, jo vetëm nuk mund të japin informacione të njëjta numerike, por mbi të gjitha, nuk mund të përdoren për qëllime të njëjta analizash dhe vendimmarrjeje.
Krahasimi i dy serive të inflacionit total tregon se ndikimin kryesor në ndryshimet  vjetore të IÇK-së dhe të IHÇK-së, në tremujorin e parë të vitit 2017, e ka dhënë grupi “Ushqime dhe pije joalkolike”, përkatësisht në masën 75% dhe 83%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.