Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & DETAJE/ Kush është “i forti” me dy emra që iu vu sot tritol te lokali në Elbasan

22/05/2017
FOTO & DETAJE/ Kush është “i forti” me dy emra që iu vu sot tritol te lokali në Elbasan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lokali ku paraditen e sotme u gjet një sasi eksplozivi në Elbasan është në pronësi të një emri të njohur për Policinë e Elbasanit, Besnik Braka, 52 vjeç ose i njohur edhe me emrin Nik Vojaçek. Lokali ku u gjet pakoja me 150 gram tritol rezulton në emër të vajzës së tij.
Nik Braka është ekstraduar në tetor të vitit 2013 nga Mynihu i Gjermanisë drejt vendit tonë  48 vjeç, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 12. 01. 2009, e ka dënuar me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh”, “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
Në vitin 2003, në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar një sasi e madhe fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroinë e një armë zjarri pistoletë, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor ishte i ekstraduari, Nik Vojaçek.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë i mundur arrestimi i tij më datë 5 shtator 2013, në Waidhaus-Bavari, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Ndërsa më pas, Besnik Braka ose Nik Vojaçek është arrestuar në 15 dhjetor të vitt 2015 për korrupsion ndaj një gjyqtari në Durrës.
“Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Durrësit për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit me 2 vjet burg në mungesë”, thuhej në njoftimin e Policisë në vitin 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

KRUJË/ Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës, digjet edhe automjeti

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.