Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dhe opozita e bashkuar: Kupola e Policisë të heqë dorë nga keqpërdorimi politik prej Edi Ramës

23/04/2017
PD dhe opozita e bashkuar: Kupola e Policisë të heqë dorë nga keqpërdorimi politik prej Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD dhe opozita e bashkuar kanë reaguar menjëherë pas deklaratës kërcënuese të Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, për protestën e paralajmëruar për nesër.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD dhe opozita e bashkuar, i bëjnë thirrje “kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës”.
Sipas opozitës, “çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm”.
PD dhe opozita e bashkuar sigurojnë se “Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme”.

Deklarata e plotë e PD dhe opozitës së bashkuar

Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.
Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, çdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cenojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht.
Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë 65 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë europiane që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka pasur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike.
Protesta e Opozitës së Bashkuar dhe qytetarëve do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

Vetëm 19 deputetë të PS lexuan marrëveshjen 300 milionë dollarë, të tjerët votuan qesim

29/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Rrahje me grushta mes efektivit dhe inspektorit në Policinë Bashkiake

Rrahje me grushta në Policinë Bashkiake të Tiranës

29/07/2026
Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

29/07/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca

29/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.