Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Sot, si në vitin 1990. Ne kundër pallateve të krimit dhe drogës

20/04/2017
Berisha: Sot, si në vitin 1990. Ne kundër pallateve të krimit dhe drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Berisha duke mbajtur fjalën e tij të përjavshme në ‘çadrën e lirisë’ është shprehur se protesta e opozitës është njësoj si ajo e vitit 1990, kur shqiptarët u ngritën kundër klikës komuniste.
Por ndryshimi i vetëm sot, sipas Berishës është se protesta e tanishme bëhet kundër pallateve të krimit dhe drogës.
“Sot, ulur këtu në këtë çadër, me miqtë e mi, më erdhi në mendje viti ’90. Më erdhi në mendje kur këto ishin paratë e krimit, pallatet e krimit, ne ishim në rrugë, luftonim, përpiqeshim për Shqipërinë tjetër, për Shqipërinë e votës së lirë.
Sot, dua ta themi haptas: Përsëri kemi dy botë: kemi ata që me sakrifica të jashtëzakonshme po e mbajnë këtë shesh për vete dhe të ardhmen e tyre, kurse përballë përsëri pallatet e krimit, drogës, dhunimit të votës.
Edi Rama këto kohë që i braktisi totalisht nga shqiptarët ka dalë me moton: Shqipëria e karriges sime!
Ajo që ai shkruan prapa shpinës së tij Shqipëria që duam” nuk është veçse “Shqipëria që do ai”.
Para se t’u thotë shqiptarëve mirëmëngjesi, u thotë një gënjeshtër!
Kudo që shkon mashtron dhe vetëm mashtron!
Dhe ka inauguruar një vepër që e ka inauguruar tre vjet më parë Ilir Meta. Desh të inauguronte dhe tunelin e Elbasanit.
Premtoi 300 mijë vende pune! Mashtron shqiptarët, ju thotë se kam krijuar 200 mijë vende pune. Banka Botërore thotë se të gjitha vendet e Ballkanit sëbashku kanë krijuar 250 mijë vende pune. Për Ramën nuk ka rëndësi sa vende pune janë krijuar po mashtrimi dhe kujton se shqiptarët e besojnë.
Edi Rama premtoi autostrada, korridore, korridorin Blu, korridorin veri-jug, po asnjë km nuk bëri. Shqipëria që ndërtohet është Shqipëria e punës, e transparencës.
Ne luftojmë për Shqipërinë e botës së lirë kurse ai për Shqipërinë e karriges së tij. Ai, për karrigen e tij, krimin e ka nder, e ka lavdi, e ka shtyllë kryesore të pushtetit. Se me krimin ai emëron rektorët, ai vjedh kasafortat top-sekret të shtetit, fut tmerr e lemeri njerëzve të pambrojtur. Kurse ne duam Shqipërinë e botës së lirë.
Jemi bindur se kjo është rruga për Shqipërinë evropiane.
Ju ftoj të vazhdoni këtë beteje, është betejë e shenjtë, është betejë për më të çmuarën që ka një komb! Mjerë ata që mund t’ia prekin shqiptarëve atë!” – shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

09/06/2026
Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

09/06/2026
Skandali në Vlorë, reagon spitali: Nuk kishim telefonin!

Aksident tragjik në Vlorë, një person humb jetën, 5 të plagosur

09/06/2026
Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

09/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

Zhdukja misterioze e 35-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë, arrestohet një person

09/06/2026
Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

Operacion i gjerë në Vlorë, goditet një grup kriminal. Në pranga 6 persona

09/06/2026
Skandali në Vlorë, reagon spitali: Nuk kishim telefonin!

Aksident tragjik në Vlorë, një person humb jetën, 5 të plagosur

09/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.