Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tri pistat kryesore për vrasjen e komisar Cukut, kush është pista nr.1

17/04/2017
Tri pistat kryesore për vrasjen e komisar Cukut, kush është pista nr.1
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin e atentatit të ndodhur më 8 prill në mbrëmje, ku humbi jetën Artan Cuku.

Vrasja e tij me pesë plumba po hetohet nga një grup i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pista kryesore që Policia sugjeroi të hetohej ishte ajo e një hakmarrjeje të mundshme nga familja e Agim Dakës, të riut që humbi jetën në vitin 2005, teksa merrej në pyetje në zyrën e Artan Cukut, shkruan “Panorama”.

Pavarësisht kësaj piste të ngritur, vëllezërit e Agim Dakës ndodheshin në Shkodër në kohën kur ndodhi vrasja e Artan Cukut në Tiranë. Ata madje u gjendën në një lokal ku kishte kamera dhe dëshmitarë për alibinë e tyre.

Nga ana tjetër, për shkak të mungesës së provave në këtë pistë të hetimit, Policia dhe Prokuroria kanë dyshime edhe për një atentat të organizuar nga grupet kriminale të prekura direkt nga puna e Artan Cukut gjatë kohës që ishte drejtor policie në Vlorë në 2012 e në vazhdim.

Në këtë pistë të vrasjes për shkak të detyrës, po hetohen disa grupe kriminale në qytetin e Vlorës të goditura në kohën kur Artan Cuku ishte drejtor policie në këtë qytet, shkruan “Panorama”.

Në hetim janë edhe disa grupe nga Fieri dhe nga Tirana, të prekura direkt nga puna që bënte Artan Cuku në Policinë e Shtetit gjatë detyrave që ka mbajtur ai në karrierën 16-vjeçare në polici. Drejtoria e Tiranës ka vendosur një shpërblim prej 3 milionë lekësh për këdo që ndihmon në zbardhjen e ngjarjes.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili, më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në Rrugën e Kosovarëve, në hyrje të pallatit ‘Melros’, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ish-drejtuesin Cuku. Lutemi qytetarëve se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299″, thuhej në deklaratën e Policisë, e cila publikoi edhe videon e të dyshuarit që ikën nga vendi i ngjarjes. Pista e tretë lidhet me detyrën e Artan Cukut si administrator i një policie private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.