Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Telefonata në polici, qytetarët japin emra për vrasësin e Artan Cukut

16/04/2017
VIDEO/ Telefonata në polici, qytetarët japin emra për vrasësin e Artan Cukut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Publikimi i videos ku shfaqet i dyshuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku, duke ikur nga vendi i krimit, ka sjellë një “lumë telefonatash” në Policinë e Tiranës. Gjatë 24 orëve që pasuan publikimin e pamjeve filmike të personit të dyshuar, policia ka marrë në sallën operative të paktën dy telefonata në orë për këtë rast.
Lajmi u bë me dije nga burime të Policisë së Tiranës, të cilat thanë se qytetarët kanë dhënë informacionet që kishin në lidhje me atentatin e rëndë ku humbi jetën ish-drejtori i Policisë së Vlorës, komisar Artan Cuku. Telefonuesit më të shumtë në numrin 0694110299 i kanë dhënë policisë informacione dytësore, që kanë të bëjnë me lëvizjet e personit të dyshuar.

“Disa prej telefonuesve pretendojnë se e kanë parë personin duke vrapuar, në një kohë që përkon me disa minuta pasi kishte ndodhur vrasja”, thanë burimet e Policisë, njofton Panorama.
Sipas tyre, qytetarë të tjerë që kanë telefonuar pretendojnë se e kanë parë të dyshuarin, por orari që ata kanë dhënë përkon me kohën 30 minuta apo një orë para se të kryhej vrasja me pesë plumba e Artan Cukut te pallati ku banonte në Rrugën e Kosovarëve, pranë Gardës së Republikës.
Burimet policore kanë thënë se një numër më i kufizuar personash që telefonuan në numrin në dispozicion kanë pretenduar se e njohin personin në video dhe kanë dhënë edhe identitetin e tij.
Policia verifikon emrat e dhënë, ndërkohë që bëhet me dije se identitetet që kanë dhënë qytetarët përkojnë me persona që kanë precedentë të fortë penalë e madje edhe me shtetas në kërkim për vepra të rënda penale.
HETIMET
Policia e Tiranës i ka fokusuar hetimet e veta në disa pista kryesore në lidhje me vrasjen e komisarit Artan Cuku.
Më kryesorja për policinë është pista e hakmarrjes, ndërsa në hetim është edhe versioni i vrasjes për shkak të detyrës së Artan Cukut si drejtor policie në Vlorë në 2012 dhe zv.drejtor policie në Tiranë.
Dosja ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po drejton hetimet, por deri tani vlerësohet se provat e grumbulluara janë të pamjaftueshme për kapjen e autorëve të ngjarjes së rëndë, apo edhe për përcaktimin e shkakut të atentatit. Deri ditën e djeshme në polici janë shoqëruar e marrë në pyetje rreth 35 persona të dyshuar dhe shtetas me dijeni për ngjarjen. Ata janë lënë të lirë për shkak të mungesës së provave për implikimin e tyre në atentatin ndaj ish-zyrtarit të policisë, i cili u ekzekutua në katin e parë të pallatit ku banonte në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.