Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trafik droge nga Turqia, arrestohet djali, në kërkim nëna

16/04/2017
Trafik droge nga Turqia, arrestohet djali, në kërkim nëna
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 4 persona për trafik droge mes Shqipërisë dhe Turqisë, por në mesin e të pandehurve janë dhe nënë e bir. Mësohet se nënë e bir, janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës ku djali 25 vjeçar është arrestuar ndërsa nëna 50 vjeçare është shpallur në kërkim.
Afërdita dhe Xhonatan Ibrahimi janë nënë e bir që do të gjykohen pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të drogës.
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 50 vjeçares Afërdita Ibrahimit dhe djalit të saj 25 vjeçar Xhonatanit. Bashkë me këta të pandehur, do të gjykohen edhe shtetasit e shpallur në kërkim Enver Brahushaj dhe Alesio Sulkaj. Të 4 të pandehurit, akuzohen se në bashkëpunim me Luan Malajn, i arrestuar dhe dënuar në Turqi, kanë tentuar të trafikonin drejt Shqipërisë rreth 5.5 kg heroinë.
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Luan Malaj së bashku me Afërdita dhe Xhonatan Ibrahimin kanë udhëtuar në drejtim të Turqisë për të blerë dhe sjellë në Shqipëri heroinë. Ata për gjetjen e mallit kanë kontaktuar me shtetasit Enver Brahushaj dhe Alesio Sulkaj, të cilët i kanë siguruar për gjetjen e drogës. Për të marrë mallin në fund të muajt gusht 2014 Luan Malaj, Afërdita dhe Xhonatan Ibrahimi janë nisur drejt Turqisë. Më 4 shtator 2014 Luan Malaj është nisur me makinën Peugeot me targa “AA 312 HL” në drejtim të Shqipërisë, pasi në mjetin e tij kishte fshehur sasin e drogës. Por në pikën e kalimit kufitar është arrestuar Malaj, ndërsa Afërdita dhe djali i saj Xhonatan Ibrahimi janë larguar të nesermën e arrestimit të shoferit të tyre me aeroplan drejt Raniasit. Në Turqi, shoferi Malaj ka pranuar përgjegjësinë dhe më pas ka treguar bashkëpunëtorët, dosjen për të cilët me anë të letër-porosisë autoritet turke e kanë sjellë në Shqipëri ku edhe tashmë u dërgua në gjyq. Për këtë dosje ndodhet i arrestuar vetëm 25 vjeçari Xhonatan Ibrahimi ndërsa nëna e tij, Afërdita është shpallur në kërkim së bashku me dy të pandehurit e tjerë, Enver Brahushaj dhe Alesio Sulkaj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.