Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Gjirokastër, ja pse iu sos durimi pacientit nga Përmeti që u hodh nga dritarja e spitalit

16/04/2017
SKANDAL/ Gjirokastër, ja pse iu sos durimi pacientit nga Përmeti që u hodh nga dritarja e spitalit

Spitali Gjirokastres

Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 63-vjeçar nga Përmeti, ka humbur jetën teksa është hedhur nga kati i tretë i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër. Gëzim Malkaj mësohet se është hedhur vetë në momente depresioni. Dëshmitarët të cilët kanë parë ngjarjen, për Jugunews.net kanë deklaruar se Malkaj, kishte disa ditë që ndodhej i shtruar në spital në pritje për t’u operuar pasi vuante nga hernia inguinale por operacioni i tij ishte shtyrë për shkak se vetëm një anestezist ka në të gjithë jugun.
Familjarët e të ndjerit, mësohet se direkt pas ngjarjes, kanë tërhequr dosjen mjekësore të Malkajt me pretendimin se do ta bënin problem shkakun që solli vdekjen e njeriut të tyre. Malkajt i është komunikuar dje se do të hynte në sallën e operacionit mëngjesin e të martës pasi e hëna si pushim nuk do të kryheshin operacione të planifikuara. Vetë viktima ankohej për dhimbje të mëdha në zonën e poshtme në rrëzë të kofshës dhe kërkonte që të ndërhyhej sa më shpejt. Momentin që vendosi të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i dhomës, ishte kur infermierja e turnit, refuzonte t’i kryente injeksionin pa e paguar paraprakisht me 200 lek.
Sipas dëshmitarëve, Gëzimi ka ngritur zërin disa herë ku ankohej për dhimbje dhe kundër infermieres e cila nuk po i përgjigjej apelit të tij. Pas një situate shumë të rënduar dhe depresioni të madh mendor, Gëzimi, është shprehur “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”. Shokët e dhomës kanë nxituar të ndalojnë aktin e Gëzimit por e kanë pasur të kotë pasi 63-vjeçari, ka kapërcyer kangjellat e hekurta të ballkonit të dhomës ku akomodohej dhe u hodh poshtë me kokë.
Pas kësaj, Policia e Gjirokastrës ka ardhur në vendngjarje, ku ka marrë në pyetje pacientët e dhomës ku akomodohej viktima, si dhe ka marrë në pyetje kirurgët e spitalit.
Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026
Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.