Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ulet frikshëm euro në tregun vendas

15/04/2017
Ulet frikshëm euro në tregun vendas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kursi i këmbimit euro/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë…
Euro ka shënuar vetëm rënie në tregun e brendshëm gjatë muajit prill, ndonëse në tregun ndërkombëtar monedha e përbashkët ka pasur ditë të mira.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 135.42 lekë, duke shënuar të katërmbëdhjetën ditë radhazi me rënie. Sot tkurrja ka qenë më e fortë me 0.11 lekë.
Ndërsa dollari është forcuar me 0.14 lekë, duke u këmbyer me 127.43 lekë.
Euro arriti në bursa nivelin më të lartë të muajit prill gjatë ditës së djeshme, duke iu afruar kufirit të 0.17 USD, pas deklaratës së presidentit amerikan që tronditi bursat se dollari është shumë i fortë. Pas një rënieje në mëngjes, euro e mori sërish veten në tregtimet e mesditës.
Përgjithësisht në muajit prill, euro në tregun vendas ka pasur tendencë forcuese, teksa pas mbylljes së bilanceve bizneset e huaja fillojnë e transferojnë fitimet , por këtë vit kjo tendencë sezonale nuk po konstatohet më. Euro në tregun vendas ka qenë përgjithësisht e dobët që nga tetori i vitit të kaluar de arriti nivelin më të ulët që nga viti 2009 në 22 dhjetor 2016, në 134.4 lekë..
Për periudhën janar-14 prill 2017, kursi mesatar i euro ishte 135.8 lekë, nga 138.4 lekë që kishte kjo mesatare për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Bankës së Shqipërisë arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë përgjithësisht, ecuria e kursit USD/Eur në tregjet ndërkombëtare reflektohet kryesisht në kursin Dollar/Lek në vend.
Tashmë duket se kursi i këmbimit euro/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.