Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ministria e Financave kundër liberalizimit të tregut për profesionet e lira

12/03/2017
SKANDAL/ Ministria e Financave kundër liberalizimit të tregut për profesionet e lira
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Financave u kundërvihet projektligjeve të cilët kërkojnë liberalizimin e tregut të lirë të profesioneve të lira në fushën e financave dhe kontrollit fiskal.
Ndërsa specialistët denoncojnë këtë, apelojnë për mbrojtjen e të drejtave të subjekteve kundër prepotencës shtetërore, edukimit të subjekteve për deklarimin vullnetar të detyrimeve, mbrojtjen e tyre para organeve të drejtësisë etj.

Të metat që ka projektligji i paraqitur si variant alternativ nga Ministria e Financave për projekt-ligjin për rregullimin e profesionit te Ekspertit Fiskal që është në diskutim në Komisionin e Ekonomisë

Nga Ramadan Kondi *

ramdan kondi, vogel

Ramadan Kondi

Organizmat profesionale ne treg kane një eksperiencë të konsoliduar në fushën e përgatitjes dhe kualifikimit të Ekspertëve/këshilltarëve fiskalë. Te interesuar dhe i predispozuar maksimalisht, këto organizma e panë të arsyeshme që ky profesion të rregullohet me ligj të veçantë, si një domosdoshmëri e kërkesave të ekonomisë shqiptare dhe  direktivave të BE-së për fuqizimin e biznesit dhe rritjen e të ardhurave buxhetore. Qëllimi, objekti dhe objektivat që duhet të arrihen ju prezantuan deputetit Kadeli, i cili kërkoi bashkëpunimin për paraqitjen e ligjit nga ana e tij ne Kuvendin e Shqipërisë.
Diten e hene ne ora 10 jane ftuar organizmat profesionale te japin mendime ne Komisionin e Ekonomise, mendimet do te jepen per projektin e prezantuar ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqipërisë dhe jo per nje projekt te fshehte dhe te pa prezantuar.
Në fazat prezantuse me grupet e interesit, apo me institucionet nuk pati ndonjë reagim. Mendimet dhe propozimet kanë qenë normale. Në këtë kuadër janë marë të mirëqena propozimet e Deputetit në bashkëpunimin e vazhdueshëm me organizmat profesionale. Kjo për faktin se heshtja presupozon pranim në heshtje.
Mbas rreth  kater vjetësh punë ne kete drejtim, nga Ministria e Financave vërehet një kundërvënie e pa mbështetur jo vetëm në ligj, por edhe ne logjiken e ligjit. Kjo arrin, sipas burimeve të besueshme, që Ministria e Financave të propozojë një ligj alternativ ne Komisionin e Ekonomise, i cili ka të meta dhe argumente të pa pranueshme dhe aq me teper ta pa konsultuar me grupet e interesit.
Ministria e Financave projekt – ligjet duhet ti kaloje me Vendim te Keshillit te Ministrave dhe jo ti sjelli direkt ne Komisionin e Ekonomise, per te penguar punen normale te ketij Komisioni.
Kjo eshte bere vetem per interesa personale te Ministrit te Financave.

Ky projektligj variant alternativ i Ministrisë së Fianacave

– Nuk ka asgjë të përbashkët me p/ligjin e propozuar nga Deputeti i Kuvendit te Shqiperise  Gjovalin Kadeli dhe i prezantuar ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise. I gjithe problemi qendron qe Ministria e Fianacave nuk kane kuptuar qe behet fjale per nje profesion privat jo per një rregullore të administratës sheterore.

– Ministria e Financave nuk ka kuptuar qe projekt ligji alternativ nuk i përshtatet dhe nuk përputhet me strukturen e nje  ligji per profesionet e lira dhe sherbimet sipas direktives se BE dhe ligjit shqiptar per profesionet e lira.

– Nuk është kuptuar nga Ministria e Financave që ky projekt-ligj i prezantuar ne faqen zyrtare te Kuvendit te Shqiperise , i cili rregullon këtë profesion, eshte si gjithe te tjeret ne funksion per të pergatitur eksperte te pavarur te nje fushe te caktuar.

– Nga projekt-ligji zyrtar, ne projekt-ligjin alternativ te Ministrise se Financave  janë hequr gjera shume  thelbesore dhe te rendesishme, te cilat janë në përputhje të plotë me standardet nderkombetare.

– Ne projekt ligjin alternativ te Ministrise se Financave eshte  prishur struktura e ligjit për një profesion të lirë të rregulluar me ligj të veçantë që gjithmon parashikon: edukimin universitar, trajnimi i vazhdueshme, etika, provimi, certifikimi. Pra ligjit i eshtë prishur struktura dhe boshti veprimit, me synimin e qarte per te penguar variantin zyrtar dhe per te krijuar konfuzion ne kete profesion.

– Ne projekt ligjin alternativ te Ministrise se Financave parashikon qe Komisioni i Mbikqyrjes se profesionit emërohet totalisht nga ministri i financave qe te beje gjithcka, dmth e kane kthyer ne profesion  shteteror nje profesion te lire , e kane bere shtojcë apo vegël të ministrisë financave, duke ngaterruar administraten shteterore me nje organizem qe veterregullohet.

– Ne projekt ligjin alternativ te Ministrise se Financave ka hequr detyrat te cilat janë caktuar sipas FMN-së , Direktivat e Bashimit Europian dhe cdo ligji tjeter te ngjashem. Pra nuk ka asnjë kuptim një ligj i tillë.

– Ne projekt ligjin alternativ te Ministrise se Financave eshte hequr emertimi profesion i lire dhe i veterregulluar. Ligjerisht vetem nje profesion  i lire veterregullohet. Ky eshte standart i cdo ligji profesioni ne shqiperi si avokati, IEKA, etj dmth eshte e qenesishme.

Mendimet, vërejtjet dhe propozimet e bëra nga Ministria e Financave tregojnë për një problem të madh të mosnjohjes së fushës përkatëse. Këto prishin edhe standartin e arritur deri tani, jo më të flitet për zbatim të direktivave të BE-së dhe detyrave të FMN-së.
Ajo qe paraqitet ne projekt-ligjin alternativ te Ministrise se Financave s’ka lidhje absolutisht as me nje ligj profesioni te lire dhe aq me pak me profesionin e Ekspertit/keshilltarit fiskal. Pra varianti i paraqitur nga Ministria e Financave eshte absolutisht i papranueshem nga organizmat profesionale.
E theksojmë që në plan te parë dhe deçiziv duhet te jetë Ekspert Fiskal. Në këto sa argumentuam duhet të diskutohet vetem varianti fillestar i prezantuar zyrtarisht prane Kuvendit te Shqiperise.

* Lektor i të Drejtës Tatimore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.