Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Strategjia kombëtare për drogën, Peleshi do të marrë përgjegjësitë, Tahiri meritat

02/03/2017
Strategjia kombëtare për drogën, Peleshi do të marrë përgjegjësitë, Tahiri meritat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për të luftuar kultivimin e hashashit qeveria ka ngritur një Task Force, e cila përgatiti strategjinë kombëtare 2017 – 2020. Në këtë strategji parashikohet përfshirja e të gjitha ministrive në luftën kundër kanabisit, ndërsa në krye është zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Emrat e përdoruesve të drogës do të shënohen në një regjistër, që do t’i shërbejë policisë për gjetjen e shitësve të lëndëve narkotike. Pas shpërthimit që pati kultivimi i kanabisit në vitin 2016 në të gjithë Shqipërinë, qeveria do të hartojë një strategji kombëtare, ku do të angazhohen edhe ministria e Shëndetësisë që ka për detyrë identifikimin e përdoruesve, ministria e Bujqësisë që do të rrisë ndihmat në fara dhe bagëti që fermerët të largohen nga kultivimi i kanabisit, apo ministria e Arsimit dhe ajo e Mirëqenies Sociale duke pasur një peshë në këtë lufte.
Ende është e paqartë si do të arrihet te shitësit e drogës përmes përdoruesve, pasi policia duhet të mbajë nën vëzhgim apo të përgjojë në këtë rast persona qe nuk kanë kryer asnjë vepër penale, siç janë përdoruesit e kanabisit apo drogave të tjera.
Por dështimi i vitit 2016, ka bërë që policia të marrë masa ekstreme kundër drogës, ndaj metodat që do të përdoren për të arritur tek shitësit e drogës mbeten ende të paqarta.
Sipas strategjisë kombëtare  2017 – 2020 kundër kanabisit, Niko Peleshi do të jetë në krye të strukturës që koordinon punën me ministritë. Pas kësaj duket se pesha e fajit për kanabisin që kultivohet në vendin tonë nuk do të bjerë vetëm mbi Ministrinë e Brendshme. Me dështimin që pati në luftën kundër kanabisit për vitin 2016, kjo ministri u shënjestrua si përgjegjëse kryesore për tonelatat me kanabis qe u eksportuan drejt Italisë dhe Greqisë.
Por edhe këtë nismë, nuk mund ta bënin pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pjesë e kësaj Task Force kanë qenë edhe specialistë të huaj që i ka dërguar Këshilli Europian.
Për të mos korrur të njëjtin dështim si në 2016, janë kërkuar edhe donacione nga ndërkombëtarët.
Për të forcuar pjesën logjistike, pasi një ndër vështirësitë në vitin e kaluar ishte pikërisht mungesa e mjeteve logjistike për të shkuar në zonat e thella ku mbilleshin parcelat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.