Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media belge: Romana Vlahutin me vilë 1.65 milionë euroshe, nuk përmend asnjëherë korrupsionin dhe trafikun e drogës në Shqipëri

02/03/2017
Media belge: Romana Vlahutin me vilë 1.65 milionë euroshe, nuk përmend asnjëherë korrupsionin dhe trafikun e drogës në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Gilbert Dupont – dhnet.be

Një vilë shumë e bukur e tepër e shtrenjtë për Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Për të favorizuar kandidaturën e aderimit të Shqipërisë, Bashkimi Europian ka emëruar një Ambasador në Tiranë. Që prej vitit 2014 pozicioni është zënë nga Kroatja Romana Vlahutin.
Në Bruksel kroatja 50-vjeçare është në qendër të një pyetje: si është realizuar blerja e Ambasadës së re (me pishinë) të Bashkimit Europian që do të jetë në lagjen më të bukur të Tiranës, në lartësitë e Rolling Hills. Vila prej 345 m2 ka kushtuar 1,65 milion euro nga kontributet e europianëve.
Jo keq – thuhet në Tiranë – sa kohë vila ngjitur 2 herë më e madhe ka kushtuar 2 herë më lirë: 825.000 euro për 600 m2.
Çmimi për Ambasadën është 4780 €/m2  ndaj 1375 €/m2  për pronën ngjitur.
Në një kohë kur Shqipëria është akuzuar gjerësisht për mbyllje-sysh ndaj korrupsionit, pro-europianët shqiptarë janë të parët që shqetësohen mbi zgjedhjen e Brukselit dhe Ambasadoren e tij, për këtë pronë të bukur që mesa duket kushton 3,5 herë më shtrenjtë.
Që prej 27 janarit, Zëdhënësja e Bashkimit Europian ka pohuar që vila në kodrat e Tiranës ishte marrëveshja më e mirë (le best deal), zgjedhja më e mirë duke ofruar raportin më të mirë cilësi/çmim. Nëse Ambasadorja do të mund të na sqaronte, është një çështje që ajo nuk e ka drejtuar në asnjë prej 11 intervistave të saj të fundit në shtypin shqiptar.
Romana Vlahutin a do t’i përgjigjet ajo Presidentit të komisionit të kontrollit buxhetor, gjermanes Ingeborg Grassle që parashtron 11 pyetjet e saj:
1. Shifrat prej 1.649.000 euro për 345 m2 (që i bie 4.780 €/m2) janë ekzakte?
2. Nëse po, përse kaq shtrenjtë në një kohë që çmimi mesatar i një rezidence në Rolling Hills është 1.000 deri 2.000 €/m2 ?
3. Përse e ka blerë këtë vilë dhe nuk e ka marrë me qira, ose nuk e ka blerë më lirë?
4. A ka pasur oferta tenderimi? Nëse po, sa?[…]
5. Kush ishte ngarkuar me negociatat?
6. A ka një hetim të OLAF (Shërbimi antimashtrim i BE)?
7. Shërbimi për veprimin e jashtëm të Bashkimit Europian a është informuar për praninë e anëtarëve të qeverisë shqiptare (apo të afërmve të tyre) të cilët punojnë për delegacionin e BE-së?
Dhe 4 të tjera.
Përgjigjet ishin shpresëdhënëse në fund të shkurtit: jemi ende duke pritur.
Burime të brendshme në Bruksel shpjegojnë që blerja e vilës është vendosur pasi një analizë ka treguar në terma që BE do të gjente diçka aty.
Cila analizë? A mund ta konsultojmë? Dhe është akoma një perde: një zëdhënës është përgjigjur se jo, “dokumentet që kanë shërbyer për negociatat dhe blerjen (e vilës) nuk janë bërë publike”.
Përse ky sekret?
“Në 11 intervistat e saj në shtypin shqiptar, ambasadorja Vlahutin nuk përmend në asnjë moment korrupsionin dhe trafikun e drogës në këtë vend. Është e habitshme. Jo më vonë se të premten e kaluar Italia ka denoncuar se prodhimi i kanabisit në këtë vend të ndodhur në portat e Europës ishte trefishuar në 3 vjet”.
Për deputeten europiane Doris Pack, “do të ishte e turpshme ideja që informacionet (që i përkasin vilës së ambasadores Vlahutin) të ishin të sakta.[…]”.
Ky do të ishte një turp për mbarë Bashkimin Europian.
Siglimi “RV” i Romana Vlahutin figuron në çdo nga 10 fletët e aktit të blerjes së vilës e noterizuar më 27 Shkurt 2015, ashtu sikurse edhe firma e ambasadores në fund të këtij dokumenti.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.