Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Lulzim Basha?! Shumë premtuese! I qartë, i vendosur, dialogues, inteligjent!

28/02/2017
ARTAN FUGA/ Lulzim Basha?! Shumë premtuese! I qartë, i vendosur, dialogues, inteligjent!
Share on FacebookShare on Whatsapp
artan fuga new e vogel

Artan Fuga

Duket si protestë politike e radhës, ajo që po drejton Lulzim Basha përballë kryeministrisë, por është shumë më tepër sesa aq!
Si protestë politike e radhës nuk më intereson shumë. Por, si përmbajtje e kulturës politike që po shprehet aty, e kam në qendër të vëmendjes!
Përse?
Çfarë po “gatuan” Lulzim Basha aty?
Ai po artikulon prej më shumë se dhjetë ditësh nekrologjinë e modelit të shtetit shqiptar në këto dekadat e fundit. Po tregon sesi ka degjeneruar gjithçka në të ashtuquajturën “demokraci shqiptare”.
Mendoni ju se është e lehtë kjo, ta bëjë një politikan, që vetë ai është krijuar, rritur dhe afirmuar brenda këtij bataku institucional ku sikurse thotë vetë ai gjithçka është fasadë?
Ai po ndahet atje nga vetja duke kërkuar të ngjizë diçka të re në kontakt direkt me qytetarët.
Nuk dihet se çfarë i vlon në mendje!
Fjala e tij para njerëzve të thjeshtë mbledhur në atë çadër është provokacion jo sepse thirri njëherë: “shponi gomat e atyre që bëjnë keq!”,  – një shaka e thjeshtë si mijëra lapsuse që bëjnë studentët e mi.
Por, sepse ai po shkallmon të keqen institucionale ku është ngritur shteti shqiptar dhe gjoja demokracia shqiptare që ka përfunduar duke e përzënë shqiptarin nga vendi i vet.
A ka polici dhe prokurori që e gjykon dot atë për këtë “krim”, për këtë “tradhti” që ai po bën kundër establishmentit politik të degraduar shqiptar, duke u hedhur në gjirin e qytetarit të braktisur?
Pse e bëri? Si e bëri? Unë këto nuk i di se nuk merrem me konspiracion.
Unë di të kap faktin.
Ai po ngrihet kundër vetvetes dhe institucioneve që sot i kanë kapur kundërshtarët e tij politikë. Nuk thotë se dua t’i kap unë, sikurse pritej prej tij të bënte, por kërkon institucione të tjera!
Ai po kërkon “rupture” institucionale!
Ky është emancipimi!
Ka një shans për progres politik!
Mua më pëlqejnë kur ata që flasin nuk janë të virgjër, por kanë një histori prapa tyre, pra kanë qenë pjesë e asaj nga e cila duan të ndahen!
Ata janë të besueshëm. Përkundrazi ata që vijnë nga askundi, nga asgjëja, ata nuk të çojnë, sikundër shkruante Spinoza, veçse në asgjë!
Më vjen të qesh kur disa presin të vijë vetë ai, i pastri, i virgjëri, i pamëkati, i kulluari, vetë Mesia!
Çfarë iluzioni në politikë!
Çfarë po bën ai duke hapur një horizont të ri të mundshëm politik, institucional të shtetit në Shqipëri?
Ndarjen nga e kaluara.
Atë që Ramiz Alia bënte duke nisur nga viti 1986 deri në vitin 1989. Çmontoi mekanizmat themelorë të diktaturës.
Atë që bënte Berisha në vitet 1989 – 1991 duke hapur një epokë për një demokraci shqiptare.
Atë që bënte Edi Rama te Instituti i Arteve në 1990 – 1991 duke çmontuar mitologjinë dikatoriale për një hapje kulturore e politike.
Atë që bënte Fatos Nano në vitin 2001 kur me katarsisin në KLD diskreditoi klasën politike socialiste si të degjeneruar.
Ramizi iku nga jeta! Sali Berisha ka deklaruar se nuk merr më lidership politik dhe duket e sheh me sy pozitiv çadrën e Lulzim Bashës duke e mirëkuptuar “plëngprishësin” që nuk mund të jetojë më brenda mureve. Edi Ramë në pushtet natyrshëm s’mund të jetë më kontestatori i vetvetes. Fatos Nano ka mbetur në periferi të politikës ndofta i lodhur nga të paudhët.
Na mbetet Lulzim Basha! Nuk kemi kartë tjetër për momentin. Shumë premtuese! I qartë, i vendosur, dialogues, inteligjent.
Edhe atë nëse nuk e “hanë” të vetët!
A e ka seriozisht? Unë nuk jam garant i asgjëje, veç i vetes sime! Por, di një gjë, kur Lulzim Basha ngrihet duke i bërë gjyqin republikës së sotme dhe predikon para popullit një republikë të re, ai besoj e ka bërë mirë llogarinë e tij: Sepse ai as nuk kthehet dot më te republika e mykur, e korruptuar, e degjeneruar e sotme, as nuk mund të anashkalojë nesër premtimet që ka dhënë për një shtet të ri.
Nuk më rrugë tjetër për të. O të mbajë premtimet o të iki në kurbet! Përndryshe nuk ka më vend për të në Shqipëri!
Ai e di shumë mirë si jurist ekselent se republikë e re do të thotë shtet i ri!
Po kalon historia politike e Shqipërisë në atë çadër të lirive politike (CLP). Shumë nuk e kuptojnë sepse normalisht kur ndodhin ngjarje historike ato kalojnë pa u kuptuar se çfarë po ndodh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
Dy turistë belgë bllokohen në një zonë të thellë në Lekbibaj, Tropojë

Aksident i rëndë në Vlorë, makina godet murin në aksin Panaja-Novoselë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026
Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

Berisha: Kryenegociatorja e Ramës u kap sot në flagrancë duke mashtruar parlamentin

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.