Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biba: Blushi tejkaloi çdo normë etike me mbiemrin tim, LIBRA rrezikon të mos regjistrohet

23/02/2017
Biba: Blushi tejkaloi çdo normë etike me mbiemrin tim, LIBRA rrezikon të mos regjistrohet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu u KQZ-së Denar Biba ka sqaruar në studion e lajmeve të ABC News me gazetarin Endri Xhafo, situatën me partinë e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, të cilëve mund t’u duhen 5 mijë firma, ndryshe tha Biba mund të përballen me një surprizë të pakëndshme.
“Blushi tejkaloi cdo lloj norme etike, u mor me mbiemrin tim, më përcudnoi emrin krejt pa lidhje, nuk e di pse i bën këto historira.
Interesante është se edhe im atë kur shkova atë ditë në shtëpi më tha ‘mor bir po pse nuk e regjistroni këtë Librën’.
Ju e dini që Libra është e regjistruar më shumë se sa një muaj para, edhe pse kjo gjë, historia e Blushit, batuat me mua kanë ndodhur javën e kaluar. Ndërkohë që Libra është e regjistruar që para një muaj dhe e kam uruar Librën për fillesën e saj.
Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një gjë diçka krejt tjetër dhe ishte realisht mahnitëse por politika në Shqipëri është mahnitëse në sensin e keq.
Ka pasur një akt normativ përmes së cilit KQZ donte të bënte një shpjegim të një formule ligjore, ligji thotë që në mënyrë që të regjistrohesh pa ndihmën e një liste mbështetëse prej 5 mijë firmash se askush në asnjë rrethanë s’kishte ndërmend të ndalonte Libra-n, që regjistrimi i listës së deputetëve, jo i partisë ,partia kishte kohë që ishte regjistruar, që të regjistrohet pa pasur nevojën e 5 mijë firmave, kjo bëhet e mundur nëse ke mandate deputetësh në parlament 6 muajt e fundit.
6 muajt e fundit nga cila ditë? Nga dita e mbarimit të mandatit të kuvendit që është 9 shtator 2017? 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve? Nga dita kur ti dorëzon vërtetimin? Pra nga cila datë?
Kjo gjë kërkonte interpretim se përndryshe do i mbetej në dorë pakicës, të themi administratës fillimisht dhe pastaj 4 anëtarëve të KQZ që të vlerësonin nëse Libra e kishte këtë vërtetim apo jo.
Unë kam qenë për ta nisur konceptin 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve që është një interpretim qëe e favorizonte Libran, po të zgjidhnim 6 muaj nga dita kur do dorëzohej lista, kjo nuk e favorizonte Libra, do i duhej të mblidhte 5 mijë firma.
Duke qenë se nuk u bënë numrat, ky vendim s’u mor dot dhe situata është ende e pasqaruar.
Do ndodhë 50 ditë para zgjedhjeve që Libra do vijë në KQZ të regjistrojë listën e vet dhe nëse s’do ketë 5 mijë firma me siguri dikush do i thotë “s’keni 5 mijë firma, na jepni një vërtetim që keni dy deputet të paktën 6 muajt e fundit” dhe do duhet ta riinterpretojmë atë gjë por tashmë me një akt që merret vetëm me 4 vota të KQZ.
Në gjykimin tim Libra gaboi se e lanë të paqartë situatën e tyre juridike. Nëse në 30 prill Libra do vijë pa 5 mijë firma vetëm me idenë se ka 2 deputetë dhe s’do gjejë kolegët e mi të mbështetur edhe nga përfaqësuesi i PD është shumë e qartë situata.
Libra mund të ndodhet përballë një surprize shumë të pakëndshme që të ketë nëse do vijnë afati i fundit s’do jetë përfundimi i ditës, ora 24:00, nëse nuk do kenë mundësi ti mbledhin 5 mijë firma që është shumë e vështirë, Libra mund të rrezikojë të mbetet pa regjistruar.
Ishte shumë gabim nga ana e tyre mesa duket se kanë idenë fare se si funksionon kodi zgjedhor, por vota ime është e deklaruar dhe vota ime është pro Libra”, tha Biba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

12/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Metës. 2 media u paguan të publikojnë mashtrime

12/05/2026
Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

VLORË/ Gjendet pa jetë 32 vjeçarja në Plazh

12/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Prokuroria tërhiqet nga një akuzë ndaj Metës. 2 media u paguan të publikojnë mashtrime

12/05/2026
Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.