Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO SKANDAL +18/ Itali, qeveria financonte orgjitë gay

21/02/2017
VIDEO SKANDAL +18/ Itali, qeveria financonte orgjitë gay
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një skandal seksual i financuar nga qeveria italiane është zbuluar nga emisioni investigativ “Le Iene”. Drejtuesi i një organizate italiane për luftën kundër diskriminimit, financuar nga fondet publike, dha dorëheqjen dje në mbrëmje në sfondin e një skandali seksual, sipas një deklarate të qeverisë italiane.
Francesco Spano, drejtori i UNAR (Zyra Kombëtare Anti-Diskriminit Racor në varësi të qeverisë) është i dyshuar për financimin e një club-i takimesh gay me pagesë.
Francesco Spano, 39 vjeç, jurist me profesion, ka një profil të lartë publik. Ai është një avokat i angazhuar gjithmonë në luftën kundër diskriminimit racial dhe homoseksual.
Spano u thirr dje pasdite në Pallatin Kixhi nga zv.sekretarja e Kryeministrit, Maria Elena Boschi, pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Le Iene” ku edhe u denoncua për keqpërdorimin e fondeve të qeverisë.
Në emision akuzohet UNAR se ka financuar një shoqatë homoseksualësh ku bëjnë pjesë edhe rrjete në të cilat praktikohet prostitucioni mashkullor. Është bërë e ditur se edhe vetë drejtori i kësaj zyre, Francesco Spano është një anëtar i kësaj shoqate dhe për këtë arsye ai akuzohet për konflikt të hapur interesi.
Referuar autorëve të emisionin investigativ “Le Iene”, në mesin e një numri të konsiderueshëm shoqatash që marrin financime nga UNAR, numërohen Kryqi i Kuq Italian apo UNICEF, gjithashtu edhe ANDDOS, një shoqatë që lufton diskriminimin me bazë seksuale.
Gjithashtu, sipas reportazhit në transmetuar, ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një club privat, ku sipas një klienti të cituar nga “Corriere della Sera”, organizoheshin tre herë në vit takime për parandalimin e AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

Nisin intervistat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sot paraqiten 14 kandidatët

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET&EMRI/ Tiranë, gjendet pa jetë në makinë, qëlluar me armë zjarri

Vrasje e dyfishtë në Kuman të Fierit, policia jep detajet

24/03/2026
Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

Marta Kos: Po ndjekim me vëmendje rastet në hetim nga SPAK

24/03/2026
Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

24/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.