Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çmimi i gazit nuk njeh limit, rritet 60% nga fillimi i vitit

12/02/2017
Çmimi i gazit nuk njeh limit, rritet 60% nga fillimi i vitit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimi i gazit për automjete ka shënuar një tjetër rritje gjatë ditëve të fundit, e treta radhazi që nga fillimi i janarit të këtij viti.
Në pikat e tregtimit të naftës dhe gazit për automjete, një litër gaz tregtohet me 67-74 lekë/litër, teksa në fund të vitit të kaluar çmimi i tij luhatej mes 40-48 lekëve, pra më një rritje rreth 50-60%.
Rritja e parë u shënua që në ditët e para të vitit, duke reflektuar vendosjen e akcizës së gazit, me rreth 10 lekë për litër (8 lekë akciza e gazit, plus TVSH).
Më pas u shënuan dhe dy rritje të tjera, gjatë periudhës së ngricave dhe më e fundit javën e kaluar, duke e çuar rritjen totale në 26-30 lekë për litër, pra me gati trefishin e taksës.
Operatorët e tregut pohojnë se shtrenjtimi i gazit ka refektuar akcizën dhe rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare dhe ka ardhur nga grosistët.
Ndonëse paketa e re Fiskale, e rriti me 8 lekë për litër vetëm akcizën për gazin që do të përdornin automjete, si gjithnjë, tregu po sillet në mënyrë abuzive me rritjen e taksave pasi çmimi është rritur në mënyrë uniform edhe për përdoruesit familjarë dhe ata industrial, duke u shtrenjtuar me minimum 20 lekë për litër.
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur në janar  hetimin paraprak në të gjitha segmentet e tregut të importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, për të parë nëse ka, ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.
Nga monitorimi  i Autoritetit konstatohet se në treg ka subjekte që tregtojnë me të njëjtin çmim, sjellje e cila mund të përbëjë shenja të një kufizimi të konkurrencës në shkelje të nenit 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për Konkurrencën”, i ndryshuar.
Sipas Autoritetit, tregu i GLN-së funksionon në zbatim të ligjit nr. 8450 datë 24.02.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera nënligjore, në të cilin përcaktohen qartë rregullat teknike për tregtimin me shumicë dhe pakicë të GLN- së, rregullat e transportit dhe kushtet në të cilat duhet të instalohet dhe përdoret bombola e GLN- së. Pas hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale 2017 ku parashikohet vendosja e akcizës për kategorinë GLN vetëm për automjetet në vlerën 8 lekë/litër prej datës 1 Janar 2017.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.