Vlorë, thahen pishat e Lungomares…, sepse “i pshurri” deti!

Vlorë, thahen pishat e Lungomares…, sepse “i pshurri” deti!

98
0
Shares

Projekti për ndërtimin e Lungomarës në Vlorë është në ndërtim e sipër, por një vëzhgim i bërë nga kamera e Report TV rezulton se pishat të cilat janë mbjellë si pemë dekorative kanë filluar të thahen.
Ndërtimi i kësaj vepre shpesh është përballur me ankesa të ndryshme nga ana e qytetarëve vlonjatë.
Nga informacion i marrë rezulton qe shkak për tharjen e tyre është uji i kripur i detit.
Bashkia e Vlorës është në dijeni të këtij fakti, por sipas tyre nuk mund të prononcohen pasi nuk i është dorëzuar si projekt i përfunduar.
Por sipas zyrës së mjedisit në Fondin Shqiptar të Zhvillimit pishat e thara do të zëvendësohen nga firma që është duke bërë mbjelljen e tyre.
“Kemi pasur probleme vetëm në një segment. Stuhia e dhjetorit bëri që dallga të kalonte mbi murin e Lungormares. Kemi vetëm 11 pisha, të cilat nuk po i zëvendësojmë, pasi në projektin përfundimtar është parashikuar mbrojtja detare me gurë që të thyen dallgët. Firma do të mbjellë pishat pa asnjë kosto shtesë”, u shpreh Pal Çoku, nga Zyra e Mjedisit FSHZH.
Në total numri i pishave që do të mbillen në projektin e Lungomarës është rreth 1130 të tilla, projekti i gjelbërimit arrijnë shifrën e 930 milion lekë të vjetra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY