Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në Facebook pak kohë pas lirimit nga detyra. Ai ka shkruar në Facebook se pavarësiht cdo gjëje ai vazhdon të mbetet i majtë dhe i ka uruar ironikisht koalicionit “shërim të shpejtë”.
Përshëndetje,
Cilido që tek qëndrimet e mia të drejtpërdrejta sheh arësyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicionit të majtë, e ka GABIM!
Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i të majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq!
Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncension (teori e praktikë e djathtë kjo).
Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve!
Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!
Nuk kanë asnjë kusur të majtët, kur qeveria shkel ligjet dhe dhunon Kushtetutën! Nuk e ka në edukatën e tij i majti antiligjin!
Nuk kanë faj të majtët që qeverisen me të njëjtat metoda si të djathtët! Dallojnë vetëm emrat.
Nuk është faji i të majtëve pse vendi kanabizohet. Nuk e bëjnë të majtët vendin Hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të paligjshëm.
Nuk është faji i të majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracisë!
Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama (themelues i Partisë Demokratike, në krye të PS) dhe Ilir Meta (themelues i Partisë Socialiste, por jo më ne PS) kanë pikpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkuruar dhe debatuar me njëri-tjetrin!
Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët.
Vazhdoj ti uroj Koalicionit “shërim të shpejtë”!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/