FAKT/ Çfarë diskutuan?! Ylli Manjani ditën e shkarkimit dhe akuzave ndaj Edi...

FAKT/ Çfarë diskutuan?! Ylli Manjani ditën e shkarkimit dhe akuzave ndaj Edi Ramës, vizitoi Adriatik Llallën në zyrën e tij

62
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka mbyllur këtë detyrë të tijën me një vizitë dhe takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llla, në zyrën e këtij të fundit.
Ky fakt është bërë i ditur sonte nga Eni Vasili, në emisionin e saj “Studio e hapur”, në TV “News 24”.
Sipas Eni Vasilit, e cila i referohet fletës të regjistrit të shërbimit të informacionit të organit qendror të akuzës mësohet se Manjani ka shkuar në këmbë, rreth orës 18.45, të datës 30. 01. 2017, dhe ka takuar kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ky takim ka ardhur disa orë pas konferencës së shtypit të ish-ministrit të Drejtësisë i cili adresoi disa akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Pas këtij informacioni, pyetja spekulative që lind, ka të bëjë me atë se “çfarë kanë diskutuar dy bashkëbiseduesit?!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY