DOSJA/ Interpol Athina kërkon nga Interpol Tirana arrestimin e Klemend Balilit, ja...

DOSJA/ Interpol Athina kërkon nga Interpol Tirana arrestimin e Klemend Balilit, ja sa ton kanabis e kokaine trafikoi nëpër Europë

65
0
Shares

Gjykata e Apelit në Greqi lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj Klemend Balilit, shqiptarit i cili rezulton personi më i kërkuar nga policia.
Ndërkohë, Report TV ka siguruar korrespondencën mes Interpol Athinës dhe Interpol Tirana ku më 30 Janar 2017 Më tej sqaron Interpol Greqia është e nevojshme të vazhdojnë kërkimet ndaj tij, na njoftoni se keni lokalizuar këtë person është identifikuar gjeneraliteti i tij dhe nëse përdor apo jo të njëjtën pasaportë me nr BF 2613552 apo ka një mjet tjetër identifikimi.
Në më pak se dy vite ky grup është përgjegjës për transportin dhe trafikun e 3.8 ton cannabis dhe 83 Kg Kokainë.

Por ku operonte organizata kriminale për të cilën autoritetet greke bëjnë përgjegjës Klemend Balilin?
Referuar materialit të hedhur në sistemin zyrtarë të Interpol hetuesit Grek sqarojnë së “Kjo organizatë përbëhet nga një numër i madh personash me kombësi Greke e Shqiptare. Objektivi i tyre është transportimi dhe shpërndarja e sasive të mëdha të drogës, Kanabis dhe Kokainë.
Ky aktivitet sipas Interpol Athinës kryhej në Austri, Belgjikë, Greqi, Holandë, Spanjë, Angli, e disa vende të tjera. Për të realizuar transportin e drogës grupi përdorte kompanitë e transportit të regjistruar në Austri e Bullgari.
I gjithë ky aktivitet sipas hetuesve grek është kryer me financimin e Balilit i cili ishte dhe personi që kontrollonte grupin kriminal.

Si po operohet për arrestimin e Balilit për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare?
Burime për Report Tv nga grupi hetimor bënë me dije se për kapjen e Balilit është kërkuar ndihma e prokurorisë për të dhënë lejen e përdorimit të pajisjes speciale të gjurmimit siç është pajisja e njohur IMSI Catcher e cila gjurmon dhe lokalizon telefonata dhe për numra të paregjistruar në hapësira të ndryshme.

Për të bindur me fakte autoritetet shqiptare Interpol Greqia rendit dhe disa nga sasitë e drogës për të cilat sipas tyre përgjegjës është organizata e financuar nga Balili.
Në dy vite 2014 – 2016 sasitë janë si më poshtë.

Greqi 441 kg Canabis,
Serbi 678 Kg Canabis,
Angli 23 kg Kokainë,
Bullgari 531 kg Canabis,
nga Holanda sasi të pa peshuara kokainë,
nga Belgjika 60 kg kokainë, 1000 kg Canabis me prejardhje të panjohur,
451 kg Canabis në Patra Greqi,
dhe 678 kg Canabis më 6 Maj 2016 që është dhe sasia e fundit kur u arrestuan pjesëtarët e grupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY