DETAJE/ Ja si u arrestua dhe ju arratis policisë atentatori i Çapjave...

DETAJE/ Ja si u arrestua dhe ju arratis policisë atentatori i Çapjave pas masakrës në Elbasan

98
0
Shares

I ri 19 vjeçar, i arrestuar në Holandë si i dyshuar për atentatin ndaj familjes Çapja, mësohet se është arrestuar nga policia e Elbasanit, katër muaj pasi ka ndodhur ngjarja, më 22 qershor të 2016-ës.
Shkëlzen Hasanpapaj është arrestuar në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. “Më datë 22. 06. 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlzen Hasanpapaj, vjeç 19, banues në Elbasan, pasi në lagjen ‘Viserion Xhuvani’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘Yamaha’, neni 291 i Kodit Penal”, njoftonte Policia Vendore e Elbasanit në qershorin e vitit të kaluar.
Por, 19-vjeçari është lënë më pas i lirë, kur edhe ka ikur drejt Italisë e më pas në Holandë. Nuk ka ende informacion nëse ndaj Hasanpapajt ka pasur proces gjyqësor në Shqipëri, në qershor të 2016-ës, apo procedimi penal nuk ka nisur.
Shkëlzen Hasnapapaj është arrestuar në Itali pas kryerjes së një vepre penale, ndërkohë që policia shqiptare e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shkëlzen Hasanpapaj, 19-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri ku do të hetohet për përfshirjen e mundshme në dy atentate ndaj familjes Çapja, ai i shkurtit 2016 ku u vranë katër persona dhe u plagosën tetë të tjerë, dhe më 6 qershor, ku në atentatin ndaj Florenc Çapjes mbetën të plagosur dy persona.

shkelzen hasanpapaj2
Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO & EMRI/ Arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj familjes Çapja
/web/FOTO_EMRI_Arrestohet_i_dyshuari_per_atentatin_ndaj_familjes_Capja_33492_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY