DETAJE/ Ja si oficerët e arrestuar të policisë ndryshuan vendin e aksidentit...

DETAJE/ Ja si oficerët e arrestuar të policisë ndryshuan vendin e aksidentit që i mori njërën këmbë drejtuesit të motorit

111
0
Shares

Foto Ilsutruese

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e një oficeri të Policisë Gjyqësore të Qarkullimit Rrugor në Tiranë, si edhe të një eksperti auto-teknik, të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, “Veprimeve që pengojnë të vërtetën” dhe “Ekspertimit të Rremë”.
Urdhrat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë ekzekutuar gjatë mesditës së sotme nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për shtetasit Viktor Dulaj, me funksion oficer i Policisë Gjyqësore në Qarkullimin Rrugor Tiranë, si edhe të ekspertit Ramazan Veseli.

Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë së Tiranës, rezulton se:

Më datë 22. 11. 2016, është paraqitur në Prokurorinë Tiranë referimi  nga policia gjyqësore në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Në këtë referim, oficeri i policisë gjyqësore deklaron se me datë 21. 11. 2016 rreth orës 23:10, është njoftuar salla operative e Drejtorisë së Policisë Tiranë se në rrugën “Prokop Mima”, kishte ndodhur aksident rrugor.
Në aksident ishin përfshirë mjeti tip “Nisan Micra” me targa AA xxxx LH i drejtuar nga shtetasja I. M. dhe mjeti motor me targa AB xxx, që drejtohej nga shtetasi L.  L. Si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme, këmbës së majtë të shtetasit L. L.
Në referimin e policisë rrugore është shkruar më tej se, “pasi u kryen veprimet e para procedurale rezultoi se shtetasja I. M. ishte duke lëvizur me mjetin e saj tip “Nisan Micra” me targa AA xxx LH në rrugën “Tish Daija” në drejtim të Kristalit. Në kryqëzimin me rrugën që vjen nga Kristali dhe rrugën e mbyllur paralel me unazën, shtetasja ka ndaluar, ka kontrolluar rrugën dhe ka vënë re që nuk kishte makina. Sapo është futur në rrugë, ka ardhur me shpejtësi një motor dhe është përplasur me mjetin e shtetases I. M., si pasojë e përplasjes ka ardhur humbja e gjymtyrës së poshtme të shtetasit L. L.
Gjatë marrjes në pyetje shtetasi L. L ka deklaruar se me datë 21. 11. 2016 ka qenë duke drejtuar motorrin Gilera me targë AB xxx.  Kur është afruar pranë Kristalit dhe do të vazhdonte lëvizjen në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit” ka parë një makinë të ndaluar që vinte nga e majta e tij, ka ngadalësuar shpejtësinë dhe kur është futur në kryqëzim i ka dhënë gaz për të dalë shpejt nga kryqëzimi. Në atë kohë është nisur edhe makina e cila e ka përplasur. Ndërsa motori ka mbetur i ndezur në trotuar, atë e kanë ndihmuar disa djem për të hequr kaskën dhe pasi ka telefonuar gruan dhe avokatin ka pritur ardhjen e ambulancës.
Shërbimet policore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases I. M. Ky ishte materiali i përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për referim.
Në nëntor 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit përsonal “Arrest në burg” me afat 20 ditë të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal. Ky afat mbaron me datë 14. 12. 2016.
Oficeri i policisë gjyqësore me vendimin për kryerjen e ekspertimit autoteknik ka caktuar si ekspert autoteknik shtetasin Ramazan Veseli.
Me datë 24. 11. 2016 është administratuar akti i ekspertimit autoteknik datë 24.11.2016 i realizuar nga ekspertimi i sipërpërmendur, në të cilin theksohet se:
“ …..2- mekanizmi i ngjarjes është:
…duke ndërtuar skicën me shkallë dhe këqyr tabelën fotografike si dhe referuar pozicioneve përfundimtare të pozicioneve të mjeteve rrugore kuptohet qartë se drejtuesja e ‘Nisan Mikres’ ka ndaluar para se të dalë në kryqëzim, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka hyrë në këtë kryqëzim pa kujdesin e nevojshëm dhe pa ndaluar dhe pa kontrolluar rrugën para se të hynte në këtë kryqëzim, ndërkohë që kryqëzimi ishte i zënë nga një mjet tjetër dhe po kryente manovren në përputhje të plotë me kërkesat e rregullave të qarkullimit rrugor……..”.
Pra siç konstatohet eksperti autoteknik nuk ka përcaktuar sinjalistikën rrugore, nëse ka, si dhe nuk ka përcaktuar nëse lëvizja e mjeteve është bërë në përputhje më këtë sinjalistikë. Gjithashtu nuk është përcaktuar nëse në rastin konkret janë respektuar nga ana e drejtuesve të mjeteve rregullat e përparësisë referuar nenit 143 të Kodit Rrugor.
Në këto kushte në kuadër të hetimeve paraprake ishte e nevojshme kryerja e riekspertimit autoteknik  me grup ekspertesh me qëllim përcaktimin eventual të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e pjesëmarrësve në aksidentin rrugor. Është administruar akti i riekspertimit autoteknik.
Gjatë rimarrjes në pyetje shtetasi L. L. deklaron se me datë 21.11.2016 ka qenë duke u kthyer nga puna, qendra e së cilës ndodhet në zonën e Kombinatit, në drejtim të banesës së tij me mjetin tip motor. Është futur tek ura e quajtur “Ura e Selitës” pasi ka lëvizur nëpër rrugica ka dalë në rrugën “Robert Shvarc” dhe më pas është kthyer majtas në rrugën “Prokop Mima”. Në anën e tij të majtë ka pasur qëndron “Kristal”.
Ai deklaron se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi rreth 40-50 km/orë. Kur ka arritur te kryqëzimi i rrugës “Prokop Mima” me rrugën “Tish Dahia”, pranë bankës “NBG: bank, nga ana e majtë e tij, nga rruga “Tish Dahia” ka dalë një automjet, duke e goditur në mes të rrugës. Si pasojë e goditjes ai ka humbur këmbën e majtë. Ai menjëherë ka njoftuar punonjësin e policisë shtetasin Tan Gegaj.
Gjithashtu deklaron se skica e vendit të ngjarjes e hartuar nga oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj nuk është bërë në përputhje me rrethanat faktike. Në këtë skicë përcaktohet se ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në rrugën paralele me qëndron “Kristal” dhe me autostradën e re, e cila emërtohet si rruga “Hasan Alla”, por shtetasi Lazim Latifi deklaron se ai ka qenë në rrugën “Prokop Mima”.  Këtë gjë ai i ka thënë këtij oficeri edhe gjatë marrjes në pyetje në ambientet e spitalit.
Oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj i ka thënë atij se ai e di si rregullohen punët në Shqipëri dhe njëkohësisht fjalët e tij i shoqëronte me gjeste të duarve, duke nënkuptuar dhënien e lekëve.
Janë administruar pamjet filmike nga të cilat rezulton se shtetasi L. L., ka qenë duke lëvizur në rrugën “Prokop Mima” dhe jo në rrugën paralele me qëndren “Kristal” dhe me autostradën e re, e cila emërtohet si rruga “Hasan Alla, si është bërë skica e vendit të ngjarjes dhe aktet e tjera të përbëjnë aktet e para procedurale. Gjithashtu rezulton se drejtuesja e mjetit shtetësja I.M. nuk ka ndaluar kur ka hyre në ryqëzim.
Është bërë këqyrja e rrugës “Hasan Alla”, nga e cila rezulton se ajo është e bllokuar në nuk është e mundur kalimi i mjeteve në atë rrugë.
Pra siç rezulton oficeri i policisë gjyqësore Viktor Dulaj ka ndryshuar vendin e ngjarjes, dhe ka kryer veprime të cilat kanë penguar në zbulimin e së vërtetës.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka qenë edhe eksperti  Ramazan Veseli, i cili ka marrë pjesë në të gjitha veprimet procedurale, dhe pastaj ka bërë aktin e ekspertimit autoteknik, i cili është bërë duke u bazuar në të dhëna të rremë dhe ka dhënë një rezultat të rremë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY