Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Anëtari i KED flet për refuzimin e vizave amerikane: Skeptik për reformën në drejtësi

07/02/2017
Anëtari i KED flet për refuzimin e vizave amerikane: Skeptik për reformën në drejtësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Gentian Trenova është një nga 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë i sapozgjedhur, i pari institucion i ngritur rishtas si pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, bashkë një grup juristësh dhe profesorë të jurisprudencës, ai komentoi të gjitha zhvillimet e fundit në drejtësi por edhe përplasjen mes prokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.
I diplomuar dhe në magjistraturë, me rezultate të shkëlqyera, studiues dhe autor i shumë librave në fushën e jurisprudencës për më tepër i cilësuar si një jurist me integritet, Trenova deklaron se kryeprokurori Lalla ka zbatuar ligjin dhe nuk ka bërë asnjë gabim me dërgimin e tre emrave për anëtarë të KED sepse sipas tij vetëm tre prokurorë i plotësonin kriteret.
Nga ana tjetër, i pyetur për historinë e vizave të refuzuara nga ambasada për një grup gjykatësish dhe prokurorësh ai u përgjigj: ‘Nëse jep apo jo vizë dikujt këtë e di ambasada amerikane dhe askush nuk mund të kërkojë, insitojë dhe ta komentojë këtë. Por unë dua të them personalisht nuk kam kërkuar vizë dhe nuk më është refuzuar viza. Por nëse një ditë do ndodhte kjo nuk do më krijonte asnjë shqetësim. Nuk do ishte hata nëse nuk ke marrë vizë amerikane”- tha Trenova.
Ndërkohë Trenova është i pari prokuror që shfaq hapur rezervat për reformën në Drejtësi. “Kam pretendimet e mia lidhur me këtë reformë dhe jam shumë skeptik me të”, tha Trenova për dje për gazetarin Qafoku.
Thembra e Akilit, roli i ri kryeprokurorit të përgjithshëm, për Trenova ka një problem themelor në këtë drejtim sepse nga një kryeprokuror me fuqi dhe pushtet të madh kalojmë në një stad tjetër me një kryeprokuror pa pushtet dhe një prokuror të thjeshtë të pushtetshëm, i cili nuk do ketë mbështetje dhe mbrojtje për ushtrimin e detyrës. “Atëherë si mund të kemi efikasitet me një prokuror të tillë kur nuk e kishim këtë me një kryeprokuror të fuqishëm”? Trenova e cilësoi pikërisht këtë një gabim të kësaj reforme.
Sipas tij, prokurori duhet të krijojë besim në vetvete dhe më pas të publiku. Nga ana tjetër Trenova komentoi edhe perceptimin e besimit për prokurorët dhe gjykatësit.
Sipas tij, është krijuar perceptimi se gjykatësit dhe prokurorët në këtë vend nuk bëjnë. Por sipas meje personat e zgjedhur në poste të rëndësishme në institucionet e politikë janë të papërshtatshëm dhe të gjithë kërkojnë drejtësi te të tjerët. Sipas Trenovës në fakt vetë populli nuk e ushtron si duhet të drejtën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.