Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

URDHRI/ Pas shkarkimit të Manjanit, Rama paralajmëron ministrat e tij

31/01/2017
URDHRI/ Pas shkarkimit të Manjanit, Rama paralajmëron ministrat e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku nuk është folur asnjë fjalë për lëvizjet e fundit në qeveri, Edi Rama ka mbledhur koordinatorët elektoralë të 12 qarqeve.
Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se në këtë mbledhje kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, i ka vënë ministrat e tij përpara përgjegjësisë duke shprehur shqetësim për fushatën zgjedhore.
Mësohet se Rama ju ka kërkuar 12 koordinatorëve të ruajnë rezultatin e vitit 2013 ndryshe do të mbanin përgjegjësi, teksa ka kërkuar po ashtu, që rezultati të rritet. “Kjo fushatë zgjedhore dhe këto zgjedhje nuk do të jenë aspak të lehta.
Të gjithë ju që drejtoni qarqet keni përgjegjësinë për të rritur votat dhe nuk është e pranueshme në asnjë rast që PS, partia më e madhe në vend, pas 4 vjetësh qeverisjeje, të bjerë nën rezultatin e vitit 2013.
Nëse kjo do të ndodhë, përgjegjësi do të mbajë gjithë secili për zonën e vetë”,-mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen me ministrat e koordinatorët. Kjo shkundje që kryeministri ju ka bërë ministrave, vjen teksa të gjitha partitë janë angazhuar në terren për fushatën e 18 qershorit, dhe kur gara mes vetë të majtës është e fortë. Nën tensionin e marrëdhënieve PS-LSI, të dy partitë në qeveri duket se do të përballen fort me njëra-tjetrën në kutinë e votimit për zgjedhjet e ardhshme.
Grupi
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Edi Rama nuk ka folur aspak për ndryshimin e fundit në qeveri dhe asnjë deputet nuk e ka prekur këtë çështje. Gramor Ruçi, në cilësinë e kryetarit të grupit ka bërë publike axhendën e së enjtes, duke u ndalur edhe tek kërkesa e PDIU-së për ngritjen e një komisioni parlamentar për vlerësimin e genocionit me popullsinë came.
Kjo kërkesë është firmosur dhe nga dy deputetë të Partisë Socialiste, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli. Burimet bëjnë me dije se Arta Dade, në cilësinë e kryetares së komisionit për politikën e jashtme, ka shprehur shqetësim se pse dy deputetë socialistë kanë firmosur për një nismë të tillë pa u konsultuar me grupin parlamentar. Socialistët kanë vendosur të mos e votojnë kërkesën e PDIU-së referuar dhe situatës së marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.