Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REZOLUTA e PE/ Zgjedhjet parlamentare vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

31/01/2017
REZOLUTA e PE/ Zgjedhjet parlamentare vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian miratoi projektrezolutën e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Në të theksohet roli vendimtar i zgjedhjeve parlamentare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ka aprovuar me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim draft-rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Në këtë draft-rezolutë njihet roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit në hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Vetë raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur për ABC News pas aprovimit të draft-rezolutës, se hapja e negociatave mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve dhe sapo të zbatohet ligjit i Vetting.
Në këtë kuadër është aprovuar amendamenti i veçantë i raportuesit në hije Ilhan Kyutchyuk, ku thuhet se e drejta e kushtetuese e 2 milion shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk mund të respektohet në këto zgjedhje dhe u bën thirrje  autoriteteve që të mundësojnë votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Amendamenti 9 i raportuesit në hije Eduard Kukan i aprovuar gjatë votimit, thekson, se  aktualisht çështjet kyçe për rikthimin e besimit te qytetarët shqiptarë për institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit politikë  janë zbatimi i reformës në drejtësi, reforma zgjedhore dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit. 
Një tjetër amendament i veçantë i Monica Macovei i aprovuar është dhe ai për përkrahjen për ligjin mbi Autoritetin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Eurodeputetët kanë aprovuar edhe amendamentin e Eduard Kukan për  zbatimin e strategjisë së pronave 2012 – 2020 dhe rritjen e transparencës, së sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë për kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë komunizmit. 
Komisioni i Punëve të Jashtme ka aprovuar 18 kompromiset e grupimeve politike, ku vendit i kërkohet progres i mëtejshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, të luftës kundër krimit të organizuar me theks të veçantë  kultivimin e kanabisit dhe trafikut të drogës, të luftës kundër korrupsionit përmes nevojës së bashkëpunimit më efikas midis organeve të policisë dhe prokurorisë për gjurmë provash solide për hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet, forcimin e zbatimit të ligjit për shërbimin civil përmes një administrate të depolitizuar dhe profesionale dhe forcimin e të drejtave të minoriteteve në vend.
Dy amendamente të tjera të aprovuara gjatë votimit bëjnë thirrje për dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës, si thelbësor për përparimin e vendit dhe reformave të integrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.