Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Porositë që mora nga SHBA për Balilin”

31/01/2017
“Porositë që mora nga SHBA për Balilin”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një shqetësim për mos arrestimin e Klemend Balilit nga autoritetet shqiptare, të shpallurit në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se është prioritet i SHBA-ve dhe presidentit të ti Donald Trump, që vendet e NATO-s, dhe jo vetëm, të luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, kërkesa këto të përsëritura me insistim gjatë vizitës së fundit që ai pati në SHBA.
Meta këmbënguli se çështja e arrestimit të Balilit nuk është thjesht ndaj një personi por ndaj fenomenit në tërësi. Sipas kryetarit të LSI-së vetëm mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do t’i vinte institucionet përball përgjegjësisë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për gjyqe por për të gjetur bashkëpunimin ndërinstitucional në vend ashtu si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
“Ju besoj keni ndjekur para disa kohësh një shqetësim të bërë publik nga ambasadori i SHBA lidhur me mos arrestimin e Klemend Balilin i kërkuar nga DEA për trafik, dhe njëkohësisht edhe pikëpyetjet që vuri për institucionet e ndryshme shqiptare, për aftësinë dhe vullnetin e tyre por edhe politikës për të luftuar krimin e organizuar dhe për të qenë partnerë seriozë, të SHBA dhe të vendeve të tjera partnere. Po kështu gjatë vizitës sime në SHBA u prita në një takim të veçantë nga sekretari i DASH në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë. Pata një bisedë të shkëlqyer ku ai më kërkoi të punohet me insistim tre herë që të punohet me konsensus për reformën në drejtësi. Mos arrestimi i Balilit u pa si një shqetësim mes dy vendeve. Nuk ka vend tjetër përveç Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas Kushtetutës, ku mblidhen të gjitha institucionet e vendit dhe mund të diskutojmë çështje të mprehta. Nëse dikush mendon që kjo nuk është një çështje e mprehtë, ndërkohë që është një çështje e bërë publike nga partnerët dhe nuk e ndihmon vendin tonë në drejtim të këtij bashkëpunimi…ndaj e kam kërkuar këtë mbledhje jo për tu marrë me gjyqe ndaj asnjë institucioni por për të kuptuar përgjegjshmërinë e gjithë institucioneve në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vend dhe partnerët ndërkombëtarë. Aq më tepër kur pas 20 janarit, kemi një partner të ri të SHBA-ve, presidentin Donald Trump, i cili ka disa prioritete shumë të qarta, kërkon nga vendet e NATO-s të rrisin kapacitetet dhe të përmbushin detyrimet, dhe me forcimin e kufijve jo vetëm të vendit të tij, por edhe atyre partnere, në luftën kundër krimit të organizuar. Por ka prioritet edhe luftën kundër drogës. Kështu që kjo është rruga më e mirë, të nxjerrim mësime se si të bashkëpunojmë në të ardhmen. Kjo çështje s’ka të bëjë me një individ por me ecurinë e një bashkëpunimi”, – tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.