Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta nga Njësia 8: Kandidatët i zgjedhim bashkë

30/01/2017
Meta nga Njësia 8: Kandidatët i zgjedhim bashkë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në takimin e strukturave të Njësisë 8 në Tiranë, që u zhvillua në kuadër të Konventës së Tiranës.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, etj. 
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet z. Meta vlerësoi zhvillimet pozitive brenda LSI-së pas Konventës Kombëtare Zgjedhore dhe pas proceseve ripërtëritëse në të gjithë vendin.
“Ne e ndiejmë kudo që ka një reagim mjaft pozitiv për LSI-në, për politikën e LSI, për mesazhin konstruktiv dhe përfshirës të LSI-së. Ndaj kjo frymë modestie, përkushtimi, solidariteti me njëri-tjetrin, me komunitetin me qytetarët, me ata që kanë nevojë për më shumë kujdes dhe përfshirje, do të na çojnë aty ku duhet, që të kemi akoma më shumë mundësi për të bërë politika më efikase, për të realizuar disa nga prioritet kryesore të programit tonë, sidomos në drejtim të rritjes ekonomike dhe në veçanti të punësimit”, – tha Kryetari i LSI-së.
Ndërkaq, z. Ilir Meta theksoi se shqiptarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin jo vetëm midis partive, por edhe brenda një force politike kandidatët që ata besojnë më shumë. Kryetari i LSI-së u shpreh se për kandidatët për deputetë do të kërkohet mendimi i çdo anëtari të partisë kudo në të gjithë vendin.
“Ne besojmë se shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin, dhe të zgjedhin jo vetëm midis partive, por të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që ata besojnë më shumë dhe që do të bëjnë më shumë për qytetarët në të ardhmen. LSI për listat që do të paraqesë për kandidatët për deputet do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj kudo në të gjithë vendin, – tha z. Meta. – Në mënyrë që të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë dhe më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë. Të atyre që besojnë dhe votojnë për LSI-në dhe vlerat që ajo mbron, të cilët do të demonstrojnë një përkushtim më të madh për interesin publik dhe për interesin qytetar, të cilët do të shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe programin politik dhe qeverisës të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – u shpreh Kryetari i LSI-së, teksa shtoi se në këtë mënyrë do t’u jepet më shumë përgjegjësi anëtarëve, por edhe deputetëve.
“Unë besoj se në këtë mënyrë ne do të japim më shumë përgjegjësi jo vetëm anëtarëve për të shprehur përkrahjen e tyre për ato që do t’i përfaqësojë për katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, por njëkohësisht do t’i japim më shumë përgjegjësi deputetëve që të kuptojnë detyrimin që kanë ndaj çdo anëtari dhe ndaj çdo qytetari që do t’i votojë ata për datën 18 qershor në Kuvendin e Shqipërisë”, – deklaroi Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta gjatë këtij takimi. DRONI.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

05/06/2026
EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

05/06/2026
Aksident i rëndë në aksin Tiranë Durrës, një grua goditet me makinë

6 shumë të kërkuar ekstradohen sot nga Dubai

05/06/2026
Skandali në Vlorë, reagon spitali: Nuk kishim telefonin!

Kush u qëllua me armë në Vlorë, detajet si u plagos 37 vjeçari

05/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

05/06/2026
EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

05/06/2026
Aksident i rëndë në aksin Tiranë Durrës, një grua goditet me makinë

6 shumë të kërkuar ekstradohen sot nga Dubai

05/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.