Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia mbledh Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për “shqiponjën” shqiptare

26/01/2017
Greqia mbledh Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme për  “shqiponjën” shqiptare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e rekrutëve me origjinë shqiptare në ushtrinë greke, që pozuan me simbolin e shqiponjës, tashmë ka kaluar edhe në nivel parlamentar në Athinë.
Referuar mediave greke, raportohet se kërkesa e nënkryetarit  te partisë më të madhe opozitare “Nea Demokracia”, Adonis Georgiadis është pranuar dhe se Parlamenti grek do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.
Në letrën e tij zyrtari i lartë i opozitës greke, shpreh hapur shqetësimin se prapa gjesteve të rekrutëve shqiptarë fshihet një lëvizje e mirëorganizuar nacionaliste që sipas tij tenton të cënojë rendin dhe sigurinë në Greqi.
Referuar letrës së Georgiadisit, thuhet shprehimisht se “gjesti i ushtarëve të rinj, publikuar në foto me duart e tyre që formonin shqiponjën shqiptare me dy koka është një praktikë që ne si shtet duhet të na detyrojë të investigojmë më thellë, në kërkim të strukturave paralele brenda shtetit. Trajtimi i përkorë dhe i matur i kësaj çështjeje është i domosdoshëm dhe ministritë duhet të hetojnë nëse fenomeni është nxitur nga forca të organizuara, të cilat tejkalojnë ‘mburojat’ nacionaliste dhe përpiqen të cënojnë sigurinë tonë dhe integritetin tonë territorial”, – shkruan numri dy i “Nea Demokracia”-s.
Ai gjithashtu, raporton se rasti i ushtarëve shqiptarë nuk është një fenomen i izoluar por një përpjekje e përsitur sipas tij për të destabilizuar Greqinë, duke marrë si shembull ndalimin e dy shoferëve të MPJ-së shqiptarë që transportonin libra dhe abetare me “Shqipërinë e Madhe”.
Ndaj dhe në kërkesën e tij për interpelancë me tre ministra, Gergiadis shton “kërkoj nga ju, çfarë hapash do të merrni për të dhënë përgjegjësitë administrative dhe penale? Sa rekrutë shqiptarë pranohen çdo vit në ushtrinë greke? A keni planifikuar të hetoni nëse veprimet e mësipërme janë të nxitura nga forca të mirëorganizuara?”, – janë pyetjet që ai ka shtruar në kërkesën e tij për interpelancë shkruan Balkanëeb.
Por ndryshe nga sa pritej dhe referuar praktikave të mëparshme kur ministrat e qeverisë Tsipras kanë refuzuar t’iu përgjigjen menjëherë kërkesa të opozitës kësaj rradhe ka ndodhur ndryshe. Referuar axhendës së punimeve të Parlamentit të Greqisë kjo çështje është futur me urgjencë për seancën e rradhës plenare dhe siç bëjnë të ditur mediat greke të tre ministrat kanë pranuar të përgjigjen edhe zyrtarisht për këtë çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

Molotovët me libra, Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: I futën molotovët tek çanta e shkollës dhe e arrestuan më pas

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.