Donald Trump dëshiron të luajë golf me Mbretëreshën Elizabeth në Balmoral Castle gjatë vizitës së tij të parë shtetërore në Britani të Madhe.
Raportohet se kanë nisur diskutimet që presidenti i ri amerikan të luajë një raund golfi në fushën private në Skoci me Mbretëreshën, sipas The Daily Telegraph, transmeton Express.
Ekipi i Trumpit është duke shpresuar që të bëjë një foto mes tij dhe Mbretëreshës, me qëllim që ta rivalizojë fotografinë e famshme të presidentit Ronald Reagan dhe Mbretëreshës duke kalëruar kuajt së bashku në Windsor Castle në vitin 1982.
Këto propozime janë diskutuar gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, në selinë e qeverisë britanike, javën e kaluar.
“Ai nuk dëshiron të bëjë atë që Obama e kishte bërë gjatë vizitës shtetërore në Britani të Madhe,” ka thënë një burim.
“Ai dëshiron të bëjë më mirë,” .
Gjatë një vizite në muajin prill të vitit të kaluar, Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, drekuan me Mbretëreshën dhe Duken e Edinburgut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/