Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshojnë lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi

09/01/2017
Ndryshojnë lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke filluar nga muajt e parë të 2017-ës, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. 

Deri tani leja e qëndrimit ishte në formë “stiker” që ngjitej tek pasaporta e emigrantëve. Kjo nënkuptonte që nëse pasaporta juaj mbaronte, duhej të fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportës së re dhe gjithashtu zëvendësimin e stikerit të lejes tuaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re.

Tani ato do të zëvendësohen nga “Karta e Emigrantit” (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinjve të emigrantit. Karta do jetë e pajisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

Me “Karta e Emigrantit” do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t’i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vendet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vëndeve të treta që jetojnë në BE.

Deri sot emigrantet aplikonin për arsyeje të jashtëzakonshme vetëm në ministrinë e brendshme. Kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqiteshin në Athinë për të aplikuar.

Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundësi te aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, (apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë./tribunanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

Berisha: Bën thirrje për qetësi në Prishtinë. Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së ishte i padrejtë dhe i pamerituar!

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ Qëllohet me armë zjarri, 1 person në spital

16/09/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

SHBA pas vendimit në Hagë: Prishtina të respektojë vendimin dhe të shmnagë retorikat nxitëse

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.