Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria dyshimet për përfshirjen e uniformave blu në narkotrafik

04/12/2016
Prokuroria dyshimet për përfshirjen e uniformave blu në narkotrafik
Share on FacebookShare on Whatsapp


Në vijim të hetimit për veprimet dhe mosveprimet e policisë në një sërë operacionesh antikanabis, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të gjitha materialet që Interforza i ka kaluar Policisë Shqiptare. Organi i akuzës dyshon se në disa raste, pavarësisht marrjes së informacionit të saktë nga INTERFORZA, policia nuk ka ndërhyrë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga homologët italianë filmimet e të gjitha fluturimeve të avionëve të Interforzas ku janë fiksuar parcelat e hashashit në zona të ndryshme të Shqipërisë. Arsyeja nuk është informimi për hartën e saktë të “Arit jeshil”, por një verifikimin i informacioneve që kanë pasur policia dhe verifikim i dyshimit se në raste të caktuara këto informacione ose janë përdorur në mënyrë selektive, ose janë dekonspiruar.
Kërkesa i është bërë gjatë vizitës në Shqipëri Kryeprokuorit të Antimafias së Leçes Kataldo Motës, nga Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj në një takim larg vëmendjes së mediave të zhvilluar mes dy krerëve të institucioneve hetimore. 
ABC News ka mësuar se Hajdarmataj ka kërkuar qartazi nga kolegu i tij që t’i dorëzohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda raporti e Interfozas bashkë me filmimet e pamjeve të parcelave të hashashit në Shqipëri të marra gjatë fluturimeve këtë vit. Kjo pasi Prokuroria dyshon se në disa raste edhe pse është njoftuar Policia nga Interforza për parcela të hashashit, uniformat blu nuk kanë ndërhyrë. Ky dyshim është ngritur pas operacioneve të Prokurorisë në Vlorë, Mat, Pult të Dukagjinit dhe Kolonjë. Në këto katër raste Prokuroria dyshon se policia është informuar nga Interforza për parcelat e hashashit. Pas mos ndërhyrjes së policisë, operacionet u kryen me urdhër të Prokurorisë, duke zbuluar disa tonelata hashash e parcela të paprera.
Nëse ky dyshim i Prokurorisë provohet, rrezikohet që të ngrihen akuza ndaj drejtuesve apo zyrtarëve të policisë për shpërdorim detyre për shkak të mos ndërhyrjes në zonat e kultivuara me kanabis.
Prej disa muajsh duket se organi i akuzës dhe policia janë në një luftë të ftohtë, të lidhur me çështjen e kanabisit. Edhe pse e mbetur pa deklarime publike, hetimi nën të cilin janë vënë veprimet dhe mosveprimet e policisë në disa prej rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, ka nisur që prej gati 6 muajsh, por deri më tani në pranga kanë përfunduar në disa raste sporadike inspektorë policie të zonave të ndryshme, por jo “Peshq” të mëdhenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.