Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit

04/12/2016
Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, analistit dhe aktivistit të shoqërisë civile, Andrea Stefani.
 
“Të dashur familjarë të të ndjerit Andrea,
Lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, e mësova me hidhërim të madh! Në cilësinë e Kreut të Shtetit, por edhe si një njeri që e ka njohur Andrea Stefanin, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, duke u përpjekur t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këto çaste përjetimi të kësaj dhimbje të thellë!
Me ikjen e parakohshme nga kjo botë, Andrea do t’ju mungojë në mënyrë të pazëvendësueshme jo vetëm ju, familjes dhe njerëzve të dashur, por edhe kolegëve të tij gazetarë dhe analistë, sidomos shoqërisë civile shqiptare, ku ai dallohej gjithmonë për shpirtin luftarak dhe pasionin e pashtershëm, me të cilët luftonte e përpiqej për kauzat dhe bindjet e veta, pa bërë  kompromis për asgjë që nuk i dukej e drejtë.
Humbja e Andreas është e trishtueshme për këdo, por ajo që e lehtëson sadopak dhimbjen është trashëgimia shpirtërore dhe intelektuale, që i shpalosi gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale, duke nderuar familjen, si dhe duke pasuruar gazetarinë dhe aktivizmin civil shqiptar.
Shpirti i Andreas u prehtë në paqe!”,
shprehet Presidenti në mesazhin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.