Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Policia maqedonase ndalon tre trafikantë shqiptarë droge, Policia shqiptare përfshin veten në meritat e operacionit

04/12/2016
FOTO/ Policia maqedonase ndalon tre trafikantë shqiptarë droge, Policia shqiptare përfshin veten në meritat e operacionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia Maqedonase ka bërë ët ditur se ka prangosur ter shqiptarë në territorin e saj, ndërsa ka bllokuar edhe 15 kilogramë cannabis sattiva.
Këtë operacion, Policia shqiptare e ka cilësuar si “të përbashkët”, duke marrë edhe vetë meritat e saj.
“Meritat” e Policisë shqiptare, qëndrojnë se pas arrestimit të tre shqiptarëve, uniformat blu gjatë kontrollit në banesat e tyre gjetën edhe 10 kg të tjerë cannabis sattiva.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë shqiptare, mësohet se në kuadër të një bashkëpunimi midis autoriteteve policore Maqedonase, Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë  e Policisë së Shtetit, Specialistëve të Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, u finalizua një operacion i përbashkët antidrogë, synimi i të cilit ishte goditja e një grupi të strukturuar kriminal  në fushën e trafikimit dhe mbajtjes të lëndëve narkotike.
Për pasojë, dje nga ana e autoriteteve maqedonase, në brendësi të territorit të tyre, u konstatuan dy automjete, konkretisht mjeti tip “Mercedes -Benz” me targë AA 584 MZ në pronësi të shtetasit Reviol Capo, brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Erand Malo dhe Ervis Dushi.
Si edhe mjeti tip “Volvo” me targa AA 484 IR në pronësi të shtetasit Arben Bashllari, 53 vjeç, banues në Pogradec.
maqedoni, droga shqiptare1Gjatë kontrollit  që shërbimet policore maqedonase ushtruan tek automjeti i këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua një sasi prej 15 kg, lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Bashllari u kap dhe arrestua në kushtet e flagrancës nga autoritetet maqedonase, ndërsa tre shtetasit që ndodheshin në automjetin tjetër u shoqëruan dhe më pas u deportuan, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.
Si rezultat i bashkëpunimit, mirë-koordinimit të veprimeve dhe vijimit të hetimeve lidhur me këtë rast, shërbimet tona policore, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve të deportuar. Konkretisht në ambientet e banesës të shtetasve Erand dhe Ernik Malo,(vëllezër)  në fshatin Buçimas, të rrethit Pogradec, u gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale: 3  pako me peshë 10 kg, lëndë e dyshuar si narkotike  “Cannabis Sattiva”; 1 krehër automatiku me 27 fishekë të kalibrit  7.62 mm

maqedoni, droga shqiptare2Në kushtet e flagrancës u arrestuan katër persona
• Erand dhe Ernik Malo, 25 dhe 19 vjeç (vëllezër) nenet 283/2 dhe 278/3.
• Ervis Dushi, 29 vjeç, të tre banues në fshatin Buçimas- Pogradec, neni 283/2.
• Reviol Capo, 31 vjeç, banues në Pogradec, neni 300 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta persona në bashkëpunim mes tyre, lëndën narkotike të poseduar synonin ta trafikonin drejt shtetasit maqedonas.
Materialet  në ngarkim të tyre i kaluan  Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për veprat penale:  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”dhe “Moskallëzimi i Krimit” parashikuar nga nenet 283/2 ;278/3; dhe 300 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.