Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

6 anëtarë për Trump të Kolegjit Zgjedhor në SHBA ndryshojnë mendjen

25/11/2016
6 anëtarë për Trump të Kolegjit Zgjedhor në SHBA ndryshojnë mendjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 6 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të SHBA-së, kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të votojnë në përputhje me rezultatet e njohura të vendeve të tyre përkatëse, pra për Presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Ata do të ndryshojnë vendimin e tyre në favor të kandidates demokrate, Hillary Clinton, raporton “Daily News”.

Vendimi i të ashtuquajturve “anëtarëve jobesnikë” nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, pasi republikani ka fituar më shumë se 6 vota elektorale se Clinton.

“Etërit Themelues krijuar Kolegjin Zgjedhor si linjën e fundit të mbrojtjes dhe unë mendoj se duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të garantuar që kemi një kandidat republikan të arsyeshëm, që ndan vlerat tona amerikane”, deklaroi delegati Michael Baca.

Në këtë linjë, disa anëtarë kanë pranuar për “Politico” se po përpiqeshin të bindnin disa nga kolegët e tyre republikanë të votojnë për një kandidat tjetër, që nuk është Trump.

Megjithatë do të duheshin të paktën edhe 15 anëtarë më shumë që kjo kthesë të kishte ndikim në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Anëtarët janë nën një presion të fortë nga përkrahësit e Clintonit, të cilat dërgojnë mijëra emaile, letra dhe telefonata që të ndryshohet qëndrimi i tyre në votimin e 19 dhjetorit.

Jim Skaggs, një nga 8 anëtarët e shtetit të Kentakit tregon se është detyra e tij që të respektojë votën e zgjedhësve në çdo shtet.

“Kam ndërmend të votoj për Donald Trump. Jo për shkak të ligjit, por sepse besoj se kjo është detyra ime”, shpjegon ai.

Aktualisht manjati ka marrë 306 vota elektorale, ndërsa Clinton ka fituar 232. Rezultatet në Michigan, një shtet që përfaqëson 16 vota elektorale, që u publikuan mëngjesin e sotëm i japin fitoren Trumpit.

Nëse Trump nuk do të fitonte në këtë shtet, demokrates do t’i duheshin ende të paktën 22 anëtarë që të injoronin votën popullore në shtetet e tyre dhe të zgjedhin kundër Trump.

Gjithashtu, Trumpi mund të humbiste votën e Kolegjit Zgjedhor, nëse, përveç se mund të humbiste Miçiganin, të paktën 37 anëtarë të abstenojnë. Kjo do të bënte që manjati të numëronte 269 vota elektorale dhe në këtë rast Dhoma e Përfaqësuesve do të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.