Maqedonasit sulmojnë “Kongresin e Manastirit”

Maqedonasit sulmojnë “Kongresin e Manastirit”

81
0
Shares

Ne përvjetorin e 108 te Kongresit te Manastirit, një prej ngjarjeve me te rëndësishme per shqiptaret ku u njësua alfabeti shqip, është dhunuar shtëpia ku u mbajt Kongresi në qytetin me të njëjtin emër por që maqedonasit i thonë Bitola.

Mëngjesin e kësaj te marte persona ende te paidentifikuar kane qëlluar me gurë dhe sende te tjera derën e godinës, ku gjendet shtëpia muze. Si pasoje e sulmit janë dëmtuar xhamat e saj. Por kjo dite e shënuar ka treguar sesa te brishta janë raportet mes shqiptareve dhe maqedonasve, pasi ne derën e ndërtesës është vendosur edhe nje parulle e mbushur me urrejtje, ku shkruhet ne gjuhen maqedonase: Vdekje shqiptareve.

Ende nuk ka njoftime nga policia as per identifikimin dhe as per arrestimin e autoreve te sulmit. Kjo nuk është hera e pare qe ndërtesa e Kongresit te Manastirit dhunohet, pasi edhe vitet e shkuara ajo është bere pre e sulmeve me gurë nga maqedonasit, qe kane shkaktuar dëme materiale edhe brenda godinës. Gjate ditës se sotme ne Maqedoni është paralajmëruar mbajtja e disa aktiviteteve nga shqiptaret per te përkujtuar ate qe njihet edhe si Dita e Alfabetit.vizion

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY