Viti i Ri kinez, së shpejti në qarkullim kartëmonedha për koleksionim

Viti i Ri kinez, së shpejti në qarkullim kartëmonedha për koleksionim

103
0
Shares

Departamenti amerikan i Thesarit do të nxjerrë së shpejti në qarkullim një seri kartëmonedhash nga koleksioni Paratë Me Fat. Këtë radhë seria e kartëmonedhave shënon Vitin Hënor Kinez që fillon më 28 janar 2017.
Zyra e Prerjes së Parave ka përgatitur një dizenjo speciale për Vitin e Gjelit. Koleksionistët që porosisin kartëmonedhat e reja, që mund t’i përdorin edhe si dhuratë simbolike, do të marrin me postë një zarf të kuq me simbole kineze dhe brenda do të gjejnë një kartëmonedhë 1-dollarëshe me numrin serial që fillon me 8888.
Numri 8 konsiderohet në traditën kineze si numër me fat. Simbolet kineze nënkuptojnë begati, pasuri dhe sukses për vitin e ri.
Që nga viti 2000, kur u shënua Viti i Ri i Dragoit, Departamenti i Thesarit ka nxjerrë çdo vit kartëmonedha koleksionimi për ata që e festojnë ose thjesht duan diçka simbolike për vitin e ri kinez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY