Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takimi Obama-Trump, i mbushur me mistere, analizohen sytë, duart dhe lëvizjet

11/11/2016
Takimi Obama-Trump, i mbushur me mistere, analizohen sytë, duart dhe lëvizjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar takimin e parë mes njeriut të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për të zëvendësuar atë. Siç duket qartë edhe nga fotoja, gjuha e trupit ka zbuluar Trumpin dhe Obamën gjatë takimit të tyre. Ata të dy folën për më shumë se 90 minuta në Zyrën Ovale, përpara se të dilnin para mediave

Presidenti aktual Barack Obama dhe ai i ardhshëm Donald Trump, u takuan për herë të parë dje dhe u betuan se do të punojnë sëbashku në atë që u duk si takim miqësor në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time”.

Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Ëood, ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë.

Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta-ndoshta i frikshëm” tha Patti për “Daily Mail”.

“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen “Jam një burrë i vërtetë”, ndërsa këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë “Jam unë ende në krye”, thotë Patti.

“Por ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. I vendosi në një pozicion lutës, por me kokë poshtë. Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim, ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”, tha ekspertja e gjuhës së trupit. albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.