Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump tronditi bursat por peso meksikane u zhvlerësua

09/11/2016
Trump tronditi bursat por peso meksikane u zhvlerësua
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tregjet financiare reaguan me minus pas lajmeve se Donald Trumpi kryesonte në votime.

Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes me shqetësim nervozitet ndaj rrjedhës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kandidati republikan Donald Trump duket se ka mundësi reale për të arritur në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse shumica e sondazheve kishte parashikuar një fitore të kandidates demokrate Hillary Clinton.

Në Tokio, indeksi i Nikkeit ra pas njoftimeve për rezulatet çuditërisht të mira të Donald Trumpit me pesë për qind. Euro fitoi më shumë se një për qind në vlerë dhe kushton deri në 1.1171 dollarë . Ky është niveli më i lartë që nga mesi i tetorit. Jeni japonez u rrit me më shumë se tre për qind kundrejt dollarit amerikan. Ky është niveli më i fortë që nga fillimi i tetorit. Një dollar kushtonte kur ishte në pikën më të ulët vetem 102,04 jen.

Kurse pesoja meksikane shënoi një rënie me 13 për qind ndaj dollarit amerikan. Një dollar kushtonte sot në mëngjes 20,45 peso – kaq e dobët monedha meksikane nuk ka qenë kurrë.

Trump ka paralajmëruar marrëdhënie të vështira me Meksikën.

Në të njëjtën kohë çmimi i arit u rrit me tre për qind sot në mëngjes. Çmimi për një oncë të pastër ari (rreth 31.1 gram) arriti deri në 1313.24 dollarë amerikanë. Edhe këtu kemi sërish nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit. Ari konsiderohet nga shumë investitorë si një investim të sigurt në kohë të pasigurta. Nëse nevoja e investitorëve për siguri bie, zakonisht ulet po ashtu edhe çmimi i arit. Në anën tjetër ai tendencialisht rritet, kur shtohet pasiguria.

Edhe indekset kryesore amerikane Doë Jones, S & P 500 dhe Nasdaq shënuan të mërkurën herët në mëngjes deri në katër për qind minus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.