Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Tiranë, “sa e bukur je, të hëngsha…”, ju kushtojnë 3 vjet burg dy djemve

02/11/2016
HISTORIA/ Tiranë, “sa e bukur je, të hëngsha…”, ju kushtojnë 3 vjet burg dy djemve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Dy djem, 25 dhe 23 vjeç, u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës, për shkak se komplimentuan me fjalë të pahijshme në distancë një vajzë në rrugë, raporton “Panorama”. Të rinjtë Leonard B. dhe David B. u kallëzuan për “ngacmim seksual” nga 20- vjeçarja me iniciale B. A., e cila pretendoi se ishte ndier e fyer dhe e frikësuar.
Sipas saj, dy djemtë nuk i ishin afruar, por i kishin shoqëruar frazat me veprime me natyrë seksuale. Shfajësimi i të pandehurve Leonard B. dhe David B. në gjyq, se vetëm kanë komplimentuar 20-vjeçaren, nuk ka bindur gjyqtarin Ardian Kalia.
Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, të pandehurit u shpallën fajtorë për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe u dënuan me nga 1 vit e 6 muaj burg secili. Më herë, në pretencën e paraqitur në gjyq, prokuroria i kërkoi gjykatës nga 4 vjet burg për dy të rinjtë. Vendimi i gjykatës është ankimuar në Apel edhe nga të pandehurit, edhe nga Prokuroria.

Dëshmia e vajzës
Sipas vendimit të shpallur më 14 tetor, një kopje e të cilit zotërohet nga “Panorama”, episodi i ngacmimit të 20-vjeçares ka ndodhur në oborrin e pallatit të saj, në një nga lagjet e kryeqytetit. Gjatë procesit gjyqësor, në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura, e reja ka dëshmuar se sapo kishte dalë nga shtëpia, nga apartamenti i saj, për të shkuar në punë, ka parë të pandehurit.
Ata kanë qenë të kapur me njëri-tjetrin dhe të pozicionuar në një rrugë të ngushtë ngjitur me pallatin e saj.
“E dëmtuara ka dëshmuar se është tronditur mjaft nga shprehjet e thëna ndaj saj si: ‘…. ..’, lëvizje e duarve dhe bërja e gjesteve të ndryshme në drejtim të saj, gjeste me natyrë seksuale, situatë kjo e cila, sipas të dëmtuarës, ka zgjatur dy ose tre minuta”, thuhej në vendim.
Para trupit gjykues 20-vjeçarja është shprehur se u ka bërtitur të pandehurve, duke u ndier e frikësuar dhe e fyer, shkak që, sipas saj, buronte dhe nga fakti se ndodhej pranë banesës dhe pranë një lokali ku punonte babai i saj. E reja ka dëshmuar se në atë moment aty ka ardhur kushëriri i saj i parë, i cili ka ndërhyrë duke debatuar me të pandehurit dhe më pas një patrullë policie që ka shoqëruar dy të pandehurit.

“Nuk më prekën”
E pyetur në seancë gjyqësore nga ana e gjykatës dhe palët ndërgjyqëse, nëse të pandehurit kishin kryer ndonjë veprim ndaj saj, në kuptimin e prekjes fizikisht të saj, e dëmtuara B. A., është shprehur se nuk e kishte prekur asnjë person. Ajo ka përsëritur se thjesht i ishin thënë fjalë të rënda në drejtim të saj, faktin se ishte ndier e fyer, si dhe gjeste të ndryshme me duar ndaj saj, të cilat kishin natyrë seksuale.

“E komplimentuam”
Gjatë hetimit dy të pandehurit kanë deklaruar se thjesht e kishin komplimentuar 20-vjeçaren. Ata kanë mohuar të kenë prekur ndonjë pjesë intime, apo ta kishin ngacmuar atë. Gjatë gjykimit, avokatët e tyre janë shprehur se rasti i sjellë për gjykim nga organi i Akuzës është i nxituar dhe keqinterpreton një traditë pozitive në lidhje me mënyrën e sjelljes ndaj së bukurës, duke e ngatërruar me veprën penale të ngacmimit seksual. /Panorama/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.