Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Babai kallëzon vajzën në Polici: Braktisi dy fëmijë dhe u zhduk

29/10/2016
VIDEO/ Babai kallëzon vajzën në Polici: Braktisi dy fëmijë dhe u zhduk
Share on FacebookShare on Whatsapp

Braktisja e dy fëmijëve të mitur nga një nënë 32-vjeçare dhe shfaqja e saj pas një viti e gjysmë ka tronditur familjen Kokomani në Hardhishtë të Shijakut.
Babai i saj, Skënder Kokomani, tregon për Top Channel arsyen që e shtyu të bëjë kallëzim në Policinë e Durrësit një vit e gjysmë pas ikjes nga shtëpia të vajzës së tij. Shfaqja e papritur e Idës, mund të vërë në rrezik sigurinë dhe mirëqenien e mbesave të tij, që jetojnë me të atin në Tiranë.
“Mendoj se vajza ime është e trafikuar dhe duhet të gjendet, pasi ka lënë 2 fëmijë në rrugë… Vajza është kthyer prej një jave nga Italia. Ka tentuar të takojë dy vajzat. I shoqi nuk e ka lejuar dhe ato janë trembur. Unë nuk e di si do të sillet me pas ajo. Nuk na ka telefonuar, as takuar. Ka shkuar vetëm për të takuar vajzat dhe kjo na tremb”, rrëfen Skënder Kokomani, babai i 32-vjeçares.
Hyrje-daljet në kufi të vajzës së tyre, informacion që e kanë marrë nga hetimet e bëra në bazë të kallëzimit në Tirane nga bashkëshorti i vajzës, sipas babait, dëshmojnë papërgjegjshmërinë e së bijës në lidhje me vajzat. Ajo ishte në shtëpinë e babait, bashkë me 2 vajzat, që sot janë 12 dhe 8 vjeçe, kur u largua me një makinë. Pa thënë asgjë, duke lënë në lot vajzat dhe familjen e saj. Sipas Kokomanit, e bija është larguar me një bashkëfshatar të saj të cilin ai e ka denoncuar dhe në polici.
“Shteti duhet të vërë dorë. T’i bllokohet pasaporta asaj dhe atij që e trafikon. Të gjendet kush e trafikon. Ajo ka lënë dy fëmijë në rrugë. I ka braktis dhe tani i kërkon. Unë si baba i saj nuk pranoj në asnjë mënyrë që ajo të marre vajzat, pas një viti e gjysmë që ka heshtur. Nuk është interesuar për to“, thotë ai…
Pas kallëzimit, policia po punon për gjetjen e 32-vjeçares që akuzohet për braktisjen e fëmijëve të mitur, ndërsa babai i saj pret nga autoritetet të zgjidhin këtë situatë pa rrezikuar mbesat, ndërsa nga e bija kërkon që të denoncojë trafikuesin ose të vuajë në burg pasojat e një veprimi të papranueshëm për familjen e tij dhe shoqërinë.
“Nga shteti presim të zgjidhë këtë situatë, ndërsa nga vajza të denoncojë trafikuesin e saj, ose të arrestohet”, përfundon Kokomani. /TopChannel/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.